• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

PTHP Shkup heton keqpërdorime në SHA "Lotaria shtetërore"

PTHP Shkup heton keqpërdorime në SHA

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) – Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot mori Vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave, për të cilët ekziston dyshimi se si bashkëveprues kanë kryer vepër penale – Keqpërdorim në shërbim nga neni 354 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal. Për edhe katër persona është ngritur procedurë për vepër penale – Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 4 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

PPRMV njoftoi se në bazë të kallëzimeve penale nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Drejtoria e Policisë Financiare është zbatuar procedura parahetimore në kuadër të të cilës janë ndërmarrë më shumë veprime, ndërsa sot në mëngjes, në bazë të urdhrave adekuatë gjyqësorë, janë kryer bastisje në nëntë lokacione në Shkup dhe në lokacione në rajonin e Kumanovës me qëllim të sigurimit të dëshmive për nevojat e procedurës. Bastisjet i kanë kryer pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e prokurorëve kompetentë publik. 

Siç bëhet e ditur në kumtesë, nga dëshmitë e mbledhura, del dyshimi i bazuar se "dy bashkëkryerësit, si persona përgjegjës në SHA Shoqëria për Organizimin e Lojërave të Fatit “Lotaria Shtetërore” e RMV, gjatë vitit 2023, përmes ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tyre të veçanta, së bashku kanë marrë pjesë në veprimet e shkaktimit të dëmit ndaj shoqërisë aksionare me qëllim të përfitimit të pasurisë së paligjshme për një tjetër, i cili vlerësohet në një shumë të konsiderueshme prej 501.319.119 denarë nga buxheti i shoqërisë aksionare".

I dyshuari i parë, siç bëhet e ditur, veprën e ka bërë në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues – drejtor i përgjithshëm i “Lotarisë shtetërore”, përderisa i dyshuari i dytë ka ndërmarrë veprime në cilësinë e personit përgjegjës – kryesues me mbledhjen e Qeverisë të mbajtur në cilësinë e kuvendit të Shoqërisë Aksionare për Organizimin e Lojërave të Fatit Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

“Katër të dyshuarit e tjerë ishin kryetar dhe anëtarë të komisionit për dy thirrje publike, për të cilat ekziston dyshimi se i kanë keqpërdorur autorizimet e veçanta dhe autorizimet dhe i kanë zbatuar thirrjet publike dhe edhe pse e kanë ditur se procedurë e tillë në rastet konkrete nuk guxon të zbatohet, sepse nuk ishin përmbushur kushtet ligjore”, bëhet e ditur në kumtesë. 

Nga PPRMV informojnë se po vijojnë hetime te disa prej të dyshuarve dhe se gjatë ditës do të publikohen më shumë hollësi nga përshkrimi i veprimeve dhe masat e propozuara. 

Полициски службеници вчера во Виница го лишиле од слобода 66-годишниот виничанец Л.И. поради постоење основи на сомнение дека сторил полов напад врз малолетно лице.

Policia sot në mëngjes ka kryer bastisje në shtëpitë e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë, Përparim Bajrami, ndërsa siç bënë të ditur disa media, bastisje janë kryer në disa lokacione lidhur me krimin e bërë në Lotarinë Shtetërore. 

Gjatë bastisjeve, siç informojnë mediat, as Grubi as Bajrami nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre. 

Ish zëvendëskryeministri Grubi, i cili para pak kohësh ishte vendosur në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të akuzave për korrupsion të madh, mbrëmë vonë në Fejbuk njoftoi se është jashtë shtetit për vizitë private. 

“Sot udhëtova për vizitë private. Ju lutem, mos trilloni dhe spekuloni. Rregullisht udhëtova me dokumentet e mia të udhëtimit dhe për këtë është njoftuar edhe sigurimi im personal policor”, shkroi Grubi në publikim.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së më 9 dhjetor njoftoi se vendos sanksione kundër ish zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti për shkak të "përfshirjes së tyre në korrupsion të madh". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR