• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

PTHP Shkup hapi lëndë pas dorëzimit të kallëzimit penal anonim kundër drejtorit të ASK-së

PTHP Shkup hapi lëndë pas dorëzimit të kallëzimit penal anonim kundër drejtorit të ASK-së

Shkup, 1 tetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup hapi lëndë pas një kallëzimi penal anonim, kundër drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.

Nga Prokuroria, për MIA-n, konfirmojnë se tek ata ka arritur kallëzim anonim, i cili i është dërguar prokurorit publik dhe për të cilin veprohet.

Emërimi i Bojan Hristovskit për drejtor të institucionit përgjegjës për siguri dhe kundërzbulim shkaktoi reagime të shumta në opinion.

Nga LSDM-ja i bënë thirrje Prokurorisë Publike të hapin procedurë në bazë kompetencave të saja dhe të përcaktojë përgjegjësinë për shkeljen e ligjit.

"Hristovski nuk posedon certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze, por ka përdorur dokument të falsifikuar, që është shkelje e Ligjit dhe vepër penale që sjell përgjegjësi. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të hapë procedurë në përputhje me kompetencat e saj. Ne bëjmë thirrje për hetim transparent që do të përcaktojë saktë dhe paanshëm se kush e bëri të mundur këtë dhe kush është përgjegjës për skandalin", thuhet në kumtesën e LSDM-së. 

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) javën e kaluar hapi lëndë për emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së, pasi te Antikorrupsioni ka arritur ankesë anonime në të cilën ka shkruar se ai gjoja nuk i përmbushë kushtet për të qenë drejtor. 

Qeveria në seancën e 16 tetorit e shkarkoi drejtorin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Zarko Milloshevski, ndërsa në vend të tij e emëroi Bojan Hristovskin. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR