• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

PTHP Shkup e heton aksidentin e autobusit të NQP-së

PTHP Shkup e heton aksidentin e autobusit të NQP-së

Shkup, 16 korrik 2024 (MIA) - Në bazë të njoftimit të dërguar me shkrim nga MPB-SPB Shkup, Departamenti për hetime të aksidenteve, për ngjarje në të cilën shoferi i autobusit të NQP-së Shkup më 8 korrik humbi kontrollin ndaj automjetit për transport publik, ka shkuar në të majtë dhe ka goditur në rrethojën e betonit në bulevardin "Goce Dellçev", me ç'rast lëndime mori shoferi i evidentuar i autobusit dhe dy udhëtarë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka formuar lëndë dhe ndërmerr veprime për hulumtimin e ngjarjes.

Prokurori publik kompetent, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do t'i hetojë edhe pretendimet e bëra që janë nxjerrë përmes deklaratave të shprehura publike nga pjesëmarrësit në ngjarje dhe nga persona tjerë me të cilat tregohet paligjshmëria në punën e NQP- Shkup, duke e marrë parasysh korrektësinë dhe mirëmbajtjen e autobusit me të cilin ndodhi aksidenti.

"Për këtë qëllim është angazhuar një person profesional nga lëmia e inxhinierisë mekanike dhe është lëshuar urdhër për marrjen e masave nga MPB- Byroja për Siguri Publike të sigurojë të dhëna dhe dokumentacion nga NQP Shkup lidhur me mirëmbajtjen, servisimin dhe korrektësinë e autobus, si dhe organizimin e procesit të punës. Sipas urdhrit, në prani të ekspertit do të kontrollohet korrektësia e autobusit. Janë dhënë udhëzime për të zhvilluar biseda me persona që kanë dijeni për ngjarjen", sqarohet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR