• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

PTHP Shkup bën apel të mos përhapen informacione të paverifikuara për hetimin për Vanjën dhe Pançen

PTHP Shkup bën apel të mos përhapen informacione të paverifikuara për hetimin për Vanjën dhe Pançen

 Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA)  -  Prokuroria Themelore Publike Shkup apelon sërish gjatë hetimit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit që të mos përhapen informacione të paverifikuara që mund ta dëmtojnë procedurën, por edhe në mënyrë shtesë ta shqetësojnë opinionin.

"Prokuroria Themelore Publike Shkup është në komunikim dhe shkëmbim të vazhdueshëm të të dhënave me Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rezultati i autopsisë ende nuk është përgatitur dhe dorëzuar në prokurori. Veprimet e të gjithë të përfshirëve  janë lëndë e hetimit për momentin  për të cilat çdo ditë mblidhen materiale  dhe dëshmi verbale dhe krahasohen me njëra-tjetrën. Prokuroria Publike apelon gjatë hetimeve që të mos përhapehn informacione të paverifikuara që mund ta dëmtojnë procedurën, por edhe  në mënyrë shtesë ta shqetësojnë opinionin", thonë nga PTHP Shkup.

 E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor.

 Për vrasjen e tyre aktualisht dyshohen gjashtë persona, pesë prej të cilëve janë në paraburgim, ndërsa  i dyshuari i parë pritet  të ekstradohet nga Turqia.

 

QËNDRONI TË LIDHUR