• e enjte, 26 dhjetor 2024

PTHP: Përfundoi marrja në pyetje e babait të Vanjës, në thelb i mohon veprat

PTHP: Përfundoi marrja në pyetje e babait të Vanjës, në thelb i mohon veprat

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Në Prokurori përfundoi marrja në pyetje e babait të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në lidhje me vrasjen e saj për të cilën ai është i dyshuar se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për daljen e saj nga shtëpia. Nga PTHP Shkup thonë se në thelb ai i mohon veprimet.

Vanja minorene ishte gjetur e vdekur më 3 dhjetor në afërsi të Shkupit, pas denoncimit për zhdukjen e saj më 27 nëntor të këtij viti. 

Në paraburgimin 48-të orësh për vrasjen e saj janë Velibor Manev, Vllatko Keshishov dhe Bore Videvski, të cilët janë pjesë e partisë e Djathta e të dyshuarit të parë, Lupço Paleski-Palço, i cili është në arratisje jashtë shtetit dhe për të u dha urdhër për kryerjen e hetimit dhe u lëshua urdhër arrest ndërkombëtar. 

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe prokurori publik i Shkupit Gavril Bubevski dje në konferencë për shtyp treguan për përfshirjen e babait të Vanjës në këtë rast. Njëherit tre të arrestuarit paraprakisht kanë thënë se ai i ka dhënë informacione të dyshuarit të parë në lidhje me lëvizjen e vajzës së tij.

Me këtë rast ka lidhje edhe vrasja e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, i cili sipas autoriteteve, është gjithashtu viktimë e bashkëpartiakëve.

Sipas prokurorit Bubevski, banori i Velesit është vetëm një "viktimë" i cili është përdorur për të marrë veturën e tij dhe për të përfunduar, siç tha ai, "të gjithë punën kriminale". Motivi i vrasjes së tij, siç shtoi ai, janë marrëdhëniet debitore-kreditore me njërin nga të dyshuarit.

Njohuritë fillestare të policisë dhe prokurorisë janë se grupi ka dashur të zhvasë para nga nëna e Vanjës, por nuk ka arritur deri aty. Situata ka dalë jashtë kontrollit kur nëna ka raportuar për zhdukjen e vajzës së saj dhe menjëherë pas kësaj i gjithë opinioni është ngritur në këmbë për zhdukjen e saj.

Autopsia për 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska dhe 74- vjeçarin Pançe Zhezhoski në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminalistikë ka përfunduar, por raportet ende nuk janë gati, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike Shkup për MIA-n.

Raporti i autopsisë duhet të konfirmojë arsyet e vdekjes së Vanjës dhe  Pançes nga Velesi të cilët u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor, pas denoncimit të tyre për zhdukje më 27 nëntor, pra 24 nëntor të këtij viti.

Përveç hetimit për Palevskin, pritet kallëzim penal edhe për të dyshuarit tjerë, pas çka do të fillojë hetimi. Me këtë, prokuroria publike do të kishte mundësi të kërkonte përcaktimin e masave të reja.

Nga Prokuroria njoftuan se presin që padia penale të mbërrijë më vonë pasdite.  

"Pastaj do të përgatitet urdhër për hetim dhe propozim për paraburgim", thonë nga atje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR