• e enjte, 26 dhjetor 2024

PTHP NKOK ka ngritur aktakuzë kundër Ramiz Merkos

PTHP NKOK ka ngritur aktakuzë kundër Ramiz Merkos

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko në lidhje me furnzimin e automobilit luksoz "audi", njoftuan nga PTHP NKOK në brifingun e sotëm me gazetarë.

Sipas prokurores e cila vepron në këtë rast, nisma e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ka mbërritur pak më vonë, ndërsa procedura parahetimore ishte mundimshme.

"Është ngritur aktakuzë kundër Ramiz Merkos, me nismë të KSHPK-së, e cila mbërriti pak më vonë. Procedura parahetimore ishte e mundimshme dhe përfundimisht grumbulluam mjaftueshëm dëshmi. Aktakuza ka të bëjë me 'keqpërdorim të pozitës zyrtare' lidhur me veturën 'audi', neni 353 paragrafi 3 lidhur me nenin 1", tha prokurorja.

Antikorrupsioni në vitin 2020 ka ngritur nismë për ndjekje penale të Merkos për blerjen e veturave, në mesin e të cilave edhe "audi A6" në vlerë prej 67 mijë euro, por Prokuroria atëherë e mbylli rastin në fazën parahetimore, edhe pse edhe revizorët konfirmuan se tenderi është zbatuar në kohë të paqëndrueshmërisë financiare në Komunën e Strugës. 

Merko në ndërkohë ishte vendosur në listën e zezë të SHBA-së për korrpsion. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR