PTHP NJKOK ngriti aktakuzë ndaj katër personave fizik dhe një personi juridik për ndërtimin e teatrit dhe biblotekës në Tetovë
- Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas kryerjes së procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi fizik dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizik për ndërtimin e teatrit dhe biblotekës në Tetovë, informojnë nga Prokuroria.
Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas kryerjes së procedurës gjithëpërfshirëse hetimore, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi fizik dhe propozim aktakuzë kundër një personi juridik dhe tre personave fizik për ndërtimin e teatrit dhe biblotekës në Tetovë, informojnë nga Prokuroria.
“Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2020 në Tetovë, i akuzuari i parë S.SH. si pronar dhe menaxher i personit të akuzuar juridik nga Tetova, së bashku dhe sipas marrëveshjes së mëparshme me të akuzuarin e tretë H.F., në atë kohë drejtor i Institucionit Nacional – Qendra për Kulturë “Iljo Anteski-Smok” – Tetovë dhe me të akuzuarin e katërt A.A. – kryetari i Komisionit për prokurime publike, kurse më pas edhe u.d. drejtor i Qendrës së Kulturës, me vetëdije manipuluan me rregulloret dhe rregullat e procedurës për dhënien e kontratës së prokurimit publik dhe e keqpërdorën pozitën dhe autoritetin zyrtar.
Me veprimet që, siç informojnë nga PPRMV, paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër, të akuzuarit për personin juridik të dytë kanë realizuar përfitime të mëdha pronësore , në shumë prej 832.983.064,00 denarëve. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s