• e shtunë, 23 nëntor 2024

PTHP ngriti procedurë për vjedhje të rëndë në Shkup

PTHP ngriti procedurë për vjedhje të rëndë në Shkup

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti procedurë kundër një personi për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale - Grabitje e rëndë sipas nenit 236 paragrafi 1 pika 1 e Kodit Penal.

Siç kumtoi PTHP, dyshimet tregojnë se veprën e ka kryer në bashkëpunim me një person tjetër i cili është identifikuar dhe i cili është në kërkim.

Më 23 korrik, në periudhën ndërmjet orës 12 dhe 13, të dy me dhunë kanë hyrë në një banesë në bul, "Brigada e tretë maqedonase" dhe kanë marrë një laptop, orë dore dhe gjëra tjera në vlerë të përgjithshme prej 38.000 denarë.

Për 25 vjeçarin e dyshuar nga Prilepi i cili është privuar nga liria, prokurori kompetent publik te Gjykata Themelore Publike Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, sepse ekzistojnë rrethana të cilat dukshëm tregojnë rrezik nga arratisja. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR