• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

PTHP ngriti hetim për vrasjen në Batincë, policia i kërkon autorët

PTHP ngriti hetim për vrasjen në Batincë, policia i kërkon autorët

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave të cilët dyshohen se së bashku kanë kryer vepër penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 3, si dhe  - Prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar me armë dhe materie shpërthyese sipas nenit 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal.

Siç kumtoi PTHP, të dy banorët nga Batinca, më 1 korrik, në automobil me targa të huaja pa leje kanë mbajtur tre pushka automatike posedimi i të cilave është i ndaluar për qytetarët. Me automjet ia kanë prerë rrugën një automobili tjetër në të cilin ishin dy persona, dolën jashtë dhe menjëherë filluan të gjuajnë.

Njëri nga të dëmtuarit ka vdekur, ndërsa tjetri është në rrezik jete nga lëndimet trupore, pas së cilës të dyshuarit në afërsi të fshatit Draçevicë e kanë djegur automobilin e tyre dhe kanë ikur.

Dy të dyshuarit janë arratisur dhe janë të paarritshëm për organet e ndjekjes nga momenti i veprës së kryer. Në lidhje me këtë, prokurori publik te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup dorëzoi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit  e cila do të fillojë të zbatohet nga gjetja dhe privimi i tyre nga liria", qëndron në kumtesën e PTHP-së.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë lëshuar urdhra adekuat për gjetjen e personave të dyshuar. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR