• e martë, 17 mars 2026

PTHP Kumanovë e përfundoi procedurën parahetimore për rastin e vdekjes së Vedat Ademit në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës

PTHP Kumanovë e përfundoi procedurën parahetimore për rastin e vdekjes së Vedat Ademit në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës

Kumanovë, 2 mars 2026 (MIA) - Prokuroria themelore publike Kumanovë e përfundoi procedurën parahetimore për rastin e vdekjes sl kumanovarit 32-vjeçar, Vedat Ademi në spitalin e Kumanovës. Prokurorja Teuta Bediu Ramadani, sot informoi se është bërë ekspertizë shtesë në mjekësinë gjyqësore, është formuar lëndë kundër dy mjekëve dhe infermieres.

"Për atë lëndë ka përfunduar procedura parahetimore, është bërë edhe ekspertizë shtesë në mjekësinë gjyqësore, është formuar lëndë kundër dxy mjekëve dhe një infermieres dhe veproi prokurori publik Ia Sulejmani. Lënda është për mjekim të pandërgjegjshëm të të sëmurëve me pasojë të rëndë vdekjen, po punohet dhe veprohet rreth lëndës, janë thirrë për të dëshmuar të gjithë mjekët të cilët mund të dëshmojnë dhe ata të cilët janë të dyshuar", deklaroi Bediu Ramadani.

Vedat Ademi, ndërroi jetë më 17 mars 2025 në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës, pasi që mori terapi për të cilën familja thotë se ka pasur alergji, përkatësisht pacienti ka ndërruar jetë pas reagimit alergjik nga analgetiku-analgin. Më vonë, ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Arben Taravari e shkarkoi drejtorin e atëhershëm të spitalit, Stefan Trajanovski. ab/

Fotо МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR