PTHP: Kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes në Bogovinë
- Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në Bogovinë ku një person ishte privuar nga liria me armë zjarri.
- Post By Sara Ademi
- 14:56, 2 qershor, 2024
Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes në Bogovinë ku një person ishte privuar nga liria me armë zjarri.
Siç informon PTHP, autori është identifikuar dhe privuar nga liria, ndërsa tek ai është gjetur edhe arma me të cilën e ka kryer veprën.
"Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në një objekt hotelierik ku në atë moment kishte edhe persona tjerë. I dyshuari dhe viktima kishin një debat verbal, pas së cilës autori ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë. Prokurori publik dha urdhër për autopsinë e trupit të të ndjerit, si dhe urdhër për marrjen dhe ekspertizën e gjurmëve nga vendi i ngjarjes. Do të mbahen biseda me dëshmitarët dhe me persona të tjerë", kumtoi PTHP. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s