• e mërkurë, 27 nëntor 2024

PTHP Kavadar nisi procedurë kundër gjashtë fëmijëve për keqpërdorim të fotografive të vajzave të mitura

PTHP Kavadar nisi procedurë kundër gjashtë fëmijëve për keqpërdorim të fotografive të vajzave të mitura

Kavadar, 1 shkurt 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka nisur procedurë kundër gjashtë fëmijëve në lidhje me ngjarjen me fotografitë e keqëpërdorura të vajzave të mitura nga nxënësit e klasës së nëntë në Kavadar.

"Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka dorëzuar në gjykatën kompetente kërkesë për nisjen e procedurës paraprake kundër gjashtë fëmijëve, të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale të vazhduar të sanksionuar si - Keqpërdorimi i të dhënave personale nga neni 149 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal", njoftoi sot Prokuroria.

Siç thuhet, të miturit, të gjithë nxënës të klasës së nëntë të një shkolle fillore, në cilësinë e bashkëkryerësve, në mënyrë të paautorizuar kanë shkarkuar fotografi private të shoqeve të klasës, i kanë montuar dhe i kanë ndarë me bashkëmoshatarët e tyre, me qëllim ofendimin dhe talljen e tyre dhe dëmtimin e reputacionit të të dëmtuarve.

Më 29 janar të këtij viti, Prokuroria ka pranuar ekspertizë për ngjarjen me fotografitë e keqpërdorura të vajzave të mitura nga nxënësit e klasës së nëntë në Kavadar. Mendimi i ekspertit në lidhje me montimet.

PTHP Kavadar më 25 tetor, vitin e kaluar ai formoi një lëndë për ngjarjen. Më pas, policia në Kavadar deri në Prokurorinë Themelore Publike ka dorëzuar kallëzim ndaj personave të panjohur.

MIA më 13 tetor informoi se gjashtë të mitur nga shkolla fillore janë paraqitur në policinë e Kavadarit për keqpërdorim të fotografive të vajzave të mitura.  në DPB Kavadar , bashkë me prindërit e gtyre, siç kumtuan nga policia, u thirrën gjatë të mitur nga Kavadari dhe me ta është kryer bisedë zyrtare në lidhje me kallëzimin e të mëparshëm të prindërve që kanë pasur të dhëna personale, gjegjësisht fotografi të vajzave të tyre të mitura. Sipas raportit, fotografitë janë marrë nga rrjetet sociale dhe në to janë montuar fotografi me përmbajtje të papërshtatshme. Ngjarja ka ndodhur jashtë shkollës. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR