• e shtunë, 23 nëntor 2024

PTHP do të kërkojë bashkim të procedurave për të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

PTHP do të kërkojë bashkim të procedurave për të akuzuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup i ka dorëzuar njoftim për përfundim të hetimit Lupço Palevskit, i dyshuar i parë për grabitjen e dyfishtë dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, informojnë sot nga Prokuroria Publike. Pasi që të kalojë afati ligjor prej 15 ditëve që mbrojtja të kryejë mbikëqyrje në dëshmitë, PTHP Shkup do të propozojë bashkim të procedurave për të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë. 

"Pas skadimit të këtij afati dhe ngritjes së akuzës, prokurori publik do të propozojë bashkimin e procedurës gjyqësore kundër gjithsej pesë të akuzuarve për këtë ngjarje penalo-juridike, për shkak se ekzistojnë bazat ligjore të parashikuara në nenin 28 të Ligjit për procedurë penale. Me qëllim që të mundësohet veçantia e procedurës, prokuroria do të kërkojë shtyrjen e seancës së caktuar për 30 korrik ndaj katër të akuzuarve më parë", informojnë nga PP.

Prej aty njoftojnë se procedura hetuese ka përfunduar për edhe një person të dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale. Procedura kundër tij do të zhvillohet ndaras. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR