• e shtunë, 06 dhjetor 2025

PTHP: Aktakuzë kundër gjashtë personave për falsifikim të parave

PTHP: Aktakuzë kundër gjashtë personave për falsifikim të parave

Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Pas procedurës së kryer hetimore, Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ngriti aktakuzë kundër gjashtë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si grup kriminal, i organizuar nga i dyshuari i parë, kanë kryer krime kundër financave publike, transaksioneve të pagesave dhe ekonomisë. Pesë persona akuzohen për veprën penale "falsifikim parash", ndërsa i pandehuri i parë dhe një person tjetër akuzohen gjithashtu për veprën penale "prodhim, marrje ose asgjësim mjetesh për falsifikim", njoftoi sot pasdite Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Nga fundi i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2025, i akuzuari i parë në territorin e Maqedonisë dhe Serbisë krijoi një grup, në të cilin u bënë anëtarë të a ekuzuarit e tjerë - shtetas të Maqedonisë dhe gjashtë shtetas serbë për të cilët po zhvillohet procedurë në Republikën e Serbisë. I akuzuari i parë bleu dhe mbajti në mënyrë të paautorizuar pajisje dhe materiale për prodhimin e kartëmonedhave të falsifikuara - euro në prerje prej 20, 50, 100 dhe 200 euro, të cilat anëtarët e grupit ua shpërndanin blerësve të interesuar në Republikën e Serbisë me një çmim prej 25-30 për qind të vlerës nominale të kartëmonedhave të vërteta. I akuzuari i gjashtë prodhoi në mënyrë të paautorizuar makina dhe pjesë për prodhimin e parave të falsifikuara dhe të njejtat i ka mirëmbajtur. Nga qershori i vitit 2024 deri në janar të vitit 2025, grupi shiti 114,150 euro të falsifikuara për 42,400 euro, sqarohet në deklaratë.

Në aktakuzë, Prokuroria kërkon edhe vazhdim të masës së paraburgimit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR