• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Pse Holanda është një nga shtetet më të lumtura në botë?

Pse Holanda është një nga shtetet më të lumtura në botë?

Amsterdam, 13 maj 2024 (MIA) - Holanda njihet si një nga shtetet më të lumtura në botë - me fëmijët më të lumtur në botë. Prindërit në këtë vend të Evropës Perëndimore kanë parime dhe rregulla të përcaktuara qartë të edukimit, shkruan "Tajms of India"  (The Times of India). Vijojnë disa këshilla. 

Nxitja e pavarësisë dhe vetëbesimit

Holandezët, që nga mosha më e vogël, i nxisin fëmijët të jenë të pavarur dhe të vendosin vetë. Kjo te fëmijët e kultivon ndjenjën e pavarësisë dhe besimit në aftësitë e tyre, ndërsa kjo kontribuon për lumturinë e tyre të përgjithshme, por edhe forcës dhe qëndrueshmërisë në jetë.

Komunikim i hapur

Familjet holandeze zakonisht i kanë bisedat e hapura, duke i inkurajuar fëmijët që lirshëm t'i shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre. Kjo nxit besim dhe mirëkuptim në bashkësinë familjare dhe i mundëson fëmijës që në mënyrë më efektive të përballet me sfidat dhe të kërkojë mbështetje kur e ka të nevojshme. 

Arsimi në vend të parë

Duke u fokusuar në zhvillimin arsimor, e jo vetëm në nota, fëmijët në Holandë inkurajohen t'i hulumtojnë interesat e tyre, të zhvillojnë aftësi për mendim kritik dhe t'i ndjekin pasionet e tyre dhe atë që i përmbush. 

Mënyrë e balansuar e jetës

Prindërit në Holandë preferojnë mënyrë të balansuar të jetës për fëmijët e tyre, kështu duke u siguruar që të vegjlit do të kenë mjaftueshëm kohë për shkollë, lojë dhe për familjen. Në atë kuptim, respektohet vlera e pushimit dhe e kohës së lirë, e cila ndihmon në përballjen me stresin dhe për kultivim të këndvështrimit pozitiv për jetën.

Loja në vende të hapura

Pa dallim nëse bëhet fjalë për ngasje të biçikletës, disa orë në parl ose pyll, fëmijët në këtë vend mësojnë ta vlerësojnë qëndrimin nën qiell të hapur qysh kur janë më të vegjël. Kjo është, siç thonë të dhënat - e dobishme edhe për mirëqenien fizike edhe për mirëqenien mentale.

Rëndësia e kohës me familjen

Kalimi i kohës bashkë me familjen është me rëndësi për holandezët, pa dallim nëse bëhet fjalë për drekë, darkë, udhëtime për fundjava ose hobi të përbashkëta. 

Pranimi i mossuksesit

Në vend që të frikësohen nga gabimi, holandezët i inkurajojnë fëmijët t'i shohin gabimet si mundësi për rritje dhe mësim, duke e nxitur ashtu qëndrueshmërinë, këmbënguljen dhe qëndrimin pozitiv ndaj sfidave.

Kujdesi për mjedisin jetësor

Pa dallim nëse bëhet fjalë për riciklim, ulje të mbeturinave ose pjesëmarrje në projekte për ruajtjen e natyrës, fëmijët holandezë e vlerësojnë dhe mbrojnë botën natyrore. 

Nxitja e kreativitetit

Prindërit holandezë e nxisin kreativitetin dhe imagjinatën te fëmijët e tyre. Kjo gjithsesi siguron shumë mundësi për shprehje artistike, hulumtim, inovacione dhe duke provuar gjërat të cilat i interesojnë fëmijën. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR