Protestuesit antiqeveritarë në Izrael vendosën tenda përpara ndërtesës së Parlamentit
- Mijëra persona në Izrael vendosën qindra tenda para ndërtesës së Kuvendit në Jerusalemin perëndimor, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu, zgjedhje të parakohshme dhe kthimin e pengjëve izraelitë nga Gaza, kanë bërë të ditur mediat turke.
- Post By Fami Bajrami
- 12:08, 1 prill, 2024
Jerusalem, 1 prill 2024 (MIA) - Mijëra persona në Izrael vendosën qindra tenda para ndërtesës së Kuvendit në Jerusalemin perëndimor, duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu, zgjedhje të parakohshme dhe kthimin e pengjëve izraelitë nga Gaza, kanë bërë të ditur mediat turke.
Pas demonstratave antiqeveritare në Izrael, ku kanë marrë pjesë rreth 100.000 persona, disa grupe ngritën tenda përpara Parlamentit izraelit.
Grupet, organizatorë të protestave, të cilët kërkojnë dorëheqjen nga pushteti të Netanjahut, zgjedhje të parakohshme dhe kthimin e pengjeve izraelitë kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë në tenda katër ditë.
Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në protestat e mbajtura në dhjetëra vende, duke përfshirë Tel Avivin, Kajsarian, ku ndodhet rezidenca personale e Netanjahut dhe qytetin verior Kfar Sabas.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje deklaroi se kërkesat për zgjedhje të parakohshme, të parashtruara gjatë protestave të fundit, të cilat janë intensifikuar në tërë vendin, do ta paralizojnë Izraelin.
Mijëra njerëz protestuan në tërë Izraelin të shtunën kundër qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Netanjahu, duke kërkuar marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me grupin palestinez, Hamas.
Izraeli dhe bashkësia ndërkombëtare akuzojnë kryeministrin Netanjahu se nuk ka lidhur marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin për shkaqe politike. rq/bsh/
Foto: EPA