• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Protestë paralajmëruese e Sindikatës së Këshillit Gjyqësor, kërkojnë kthimin e shtesave në paga

Protestë paralajmëruese e Sindikatës së Këshillit Gjyqësor, kërkojnë kthimin e shtesave në paga

Shkup, 24 nëntor 2023 (MIA) - Organizata Sindikaliste e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përsëri doli me protestë paralajmëruese me kërkesë për kthimin e shtesave të pagave, të shfuqizuara që nga marsi i këtij viti.

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë, Bllagoja Ralpovski, në deklaratën për mediat theksoi se shteast e pagës të cilat u takojnë sipas Marrëveshjes Kolektive, janë shfuqizuar në mars të këtij viti dhe se negociatat për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjes skadojnë më 3 ose 4 dhjetor, pas së cilës do të vijojë greva e përgjithshme.

"Sindikata e Këshillit Gjyqësor në AOGJSH përsëri doli në protestë paralajmëruese. Të gjithë e dimë arsyen. Siç është në të gjithë gjyqësorin, shtesat në paga janë shfuqizuar për shkak të mungesës së financave të mjaftueshme në Këshillin Buxhetor Gjyqësor për shkka të rritjes së pagave të gjyqtarëve. Por, nga ana tjetër fajin, gjithashtu, e drejtojmë edhe ndaj  Ministrisë së Financave, e cila nuk i ka paguar bllok transaksionet shtesë  ndaj Këshillit Buxhetor Gjyqësor, edhe pse me Buxhetin për vitin 2023 u siguruan", tha Ralpovski.

Sipas Ralpovskit, Qeveria ka disa vite që tenton të degradojë administratën publike. Nuk kemi faj ne që punojmë në administratën publike, por ata që e menaxhojnë administratën publike.

Të respektohej Ligji për pagën minimale dhe të ishte harmonizuar paga në vitet e kaluara, theksoi Ralpovski, tani nuk do të ishim në këtë gjendje. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR