• e enjte, 26 dhjetor 2024

Protesta e paralajmëruar kundër hapjes së minierës në Ilovica

Protesta e paralajmëruar kundër hapjes së minierës në Ilovica

Shkup, 15 korrik 2023 (MIA) - Shoqatat ekologjike Zdrava Kotlina - Strumicë dhe Eko Dolina - Novo Sellë kanë paralajmëruar protestë kundër hapjes së minierës në Ilovica, përmes së cilës do të kërkojnë heqjen e koncesionit të përbashkët për minierën, për sot në ora 11:00 në Strumicë. Prezencën e protestës e bëri të ditur ministrja e Mjedisit Jetësor Kaja Shukova, e cila deklaroi se është kundër hapjes së minierave të reja. Koncesionari "Euromaks Risursis", nga ana tjetër, vlerësoi se deklarata e ministres është paragjykuese se ajo mund të marrë një vendim subjektiv dhe të njëanshëm kur, siç njoftuan, "do të dorëzojnë  plotësim të elaboratit për ndikimin e mjedisit jetësor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e cila do t'i përgënjeshtrojë të gjitha manipulimet për gjoja dëmtimin e minierës për shëndetin dhe mjedisin jetësor".

"Miniera e vdekjes Ilovica-Shtuka është një e keqe që duhet ndalur dhe këtu jemi të gjithë në të qartë përveç atyre që synojnë të përfitojnë nga vuajtjet e të gjithë banorëve të Maqedonisë Juglindore", thuhet në  thirrjen nga "Zdrava kotlina" dhe "Eko dolina të cilat dje informuan se për një ditë kanë marrë mbështetje  nga 41 organizata civile dhe shtatë intelektualë/profesorë.

"Për shkak të mbrojtjes së interesit publik, shëndetit të njeriut dhe mjedisit, kërkojmë: Revokim të menjëhershëm të koncesionit të bashkuar kriminalisht për minierën Ilovica-Shtuka, për shkak të shkeljes së Ligjit për Lëndët e para minerale në lidhje me kushtet për marrjen e një koncesioni dhe bashkim të koncesioneve. Shkarkimi i kryetarëve të Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative, për shkak të zbatimit të gabuar tendencioz të ligjeve dhe procedurave, si dhe për shkak të marrjes së gjykimeve diametralisht të ndryshme në varësi të momentit. Përgjegjësi nga të gjithë personat përgjegjës nga Qeveria dhe nga ministritë kompetente që u përfshinë në këtë proces të paligjshëm të shkrirjes së koncesioneve. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të inicojë një procedurë për hetimin e veprimeve dhe marrëdhënieve ndërmjet të gjithë personave përgjegjës të përfshirë, nga aspekti i tregtisë së pushtetit dhe ndikimit politik, tregtisë së brendshme, keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si dhe shoqërimit dhe konspiracionit mes strukturave politiko-ekonomike me pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor për dëme potencialisht të mëdha në buxhetin e shtetit", theksuan në kumtesë organizatorët.

Ministrja e Mjedisit, Kaja Shukova, dje ka njoftuar se sot do të jetë e pranishme në protestë për të dëgjuar, siç tha ajo, qytetarët.

"Kur të flasim për këtë proces, unë do të bashkohem, nesër do të jem në Strumicë. Dua të dëgjoj qytetarët. Ne duam të jemi pjesë e këtij procesi. Qeveria, në koordinim me kryeministrin dhe ministrat e tjerë, do të rishqyrtojë vendimin për bashkimin e dy koncesioneve, megjithëse, po e them sërish, se në parim kjo nuk do të thotë rritje e vëllimit të koncesionit, thjesht do të thotë shkrirje administrative e dy koncesioneve. Mendoj se jemi një vend i vogël, mendoj se bujqësia duhet të jetë realisht prioriteti ynë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur lejojmë shfrytëzimin e një industrie, një industri shumë ndotëse", tha ministrja.

Ajo theksoi se është kundër minierave të reja në vend. Beson se është rajon bujqësor ku duhet të zhvillohet bujqësia dhe se Qeveria në periudhën e kaluar ka qenë tërësisht e fokusuar në zhvillimin e bujqësisë dhe se duhet të mbetet prioritet edhe në të ardhmen.

Në deklaratën e Shukovës reagoi kompania për prodhim, qarkullim dhe shërbime "Euromaks Risorsis" Sh.P.K Shkup, koncesionar për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale - bakër dhe arin në lokalitetin "Ilovica", komuna e Bosilovës dhe komuna e Novo Sellës.

Ministria e Ekonomisë njoftoi më 5 korrik se Qeveria nuk do të lejojë hapjen e një miniere në Ilovica pa konsultim paraprak dhe miratim nga popullata vendore. Ata në një letër drejtuar mediave kanë shpjeguar vendimin e marrë në seancën e Qeverisë së 27 qershorit për bashkimin e koncesionit për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale – xeheve të bakrit dhe arit në fshatin Ilovica, komuna e Bosilovës, me koncesionin për eksploatimin e lëndëve të para minerale - bakër dhe ari në lokalitetin "Ilovica", komuna e Bosilovës dhe komuna e Novosellës, të caktuara në Kompaninë për prodhim, qarkullim dhe shërbime EUROMAKS RESOURCES SHPK Shkup. Ata theksuan se është një procedurë administrative që vetëm teknikisht bashkon hapësirën e koncesioneve tashmë të dhëna. sa/

Foto: MIA/Nisma "Zdrava kotlina"/Euromaks Risorsis

 

QËNDRONI TË LIDHUR