• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Protestë para Qeverisë për kushte më të mira për studentët e FSHIIK-së

Protestë para Qeverisë për kushte më të mira për studentët e FSHIIK-së

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Studentët dhe drejtuesit e Fakultetit për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK) sot në orën 12 do të mbajnë protestë para objektit të Qeverisë.

Protesta është konform vendimit të administratës së dekanatit, ndërsa qëllimi, siç thonë nga FSHIIK është që t'ju tregojnë autoriteteve mbi nevojën për përmirësimin e kushteve të studimit të studentëve të Fakultetit. Ata theksojnë se sfidë e vërtetë për administratën e fakultetit është akomodimi i të gjithë studentëve të regjistruar, pasi siç theksojnë, "me më shumë se 5.000 studentë, FSHIIK është fakultetit më i madh në vend".

Paralajmërojnë se në protestë do të mbahet seanca e rregullt e 25-të e Këshillit mësimor-shkencor ku përveç dekanit dhe prodekanëve, anëtarë të Këshillit të dekanatit janë edhe drejtuesit e instituteve dhe një anëtarë i zgjedhur nga parlamenti studentor.

Nga organizata joformale e Revolucionit studentor thonë se do të mbështesin protestën dhe bëjnë thirrje deri te studentët për mbështetje, profesorët, si dhe të punonjësit në USHCM.

"Ne Revolucioni studentor si organizatë joformale e mbështesim protestën. Njëkohësisht e shfrytëzojmë rastin që t'i ftojmë të gjithë studentët, profesorët, punonjësit e USHCM-së që të dalin së bashku dhe të shkojmë para Qeverisë me një pyetje. "Si përmes inteligjencës artificiale të arrijmë deri te 'ajo' ndërtesë e FSHIIK-së?", thonë nga organizata. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR