• e premte, 27 dhjetor 2024

Protestë në Athinë të mjekëve në spitalet shtetërore

Protestë në Athinë të mjekëve në spitalet shtetërore

 Athinë, 30 nëntor 2023 (MIA) -  Punësime të reja, rritje të pagave, mjete shtesë, përmirësim të gjendjes së shëndetit publik, kërkuan ndër të tjerash, mjekët në spitalet greke gjatë protestës së sotme në Athinë, në kuadër të grevës së tyre 48 orëshe, lajmëroi  korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 

Mjekët të organizuar nga Sindikata e tyre mbajtën një tubim para Ministrisë së Shëndetësisë ku folën për kërkesat e tyre dhe më pas u zhvillua një marshim proteste nëpër rrugët e Athinës deri në Parlamentin grek.

 

Dërguan mesazhe se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa për pasdite është caktuar takim i përfaqësuesve të sindikatave me ministrin grek të Shëndetësisë.

 

Protesta përfundoi qetë  dhe ishte në kuadër të grevës 48-orëshe të mjekëve që filloi dje.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR