• e premte, 27 dhjetor 2024

Protestë e të punësuarve në administratën gjyqësore, mbështetje morën nga kryetari i Këshillit Gjyqësor

Protestë e të punësuarve në administratën gjyqësore, mbështetje morën nga kryetari i Këshillit Gjyqësor

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Në Shkup pasdite u mbajt marsh protestues në organizim të Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore. Marshi filloi para pllajës së Gjykatës Themelore dhe Gjykatës Civile, ndërsa përfundoi para ndërtesës së Këshillit Gjyqësor. Atje, përfaqësues të sindikatës patën takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev. 

Ndër kërkesat e sindikatës janë edhe rritja e pagës për 78 për qind nga minimalja dhe shtesat e pagës për 35 për qind nga buxheti gjyqësor. 

Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Administratës Gjyqësore, informoi se kanë qenë në takim me Georgievin që t'i shprehin kërkesat dhe siç theksoi, kanë hasur në mirëkuptim. 

 

Georgievi në një deklaratë për mediat pas takimit tha se presin mirëkuptim nga ministri i Financave.

"I bëjmë thirrje ministrit të Drejtësisë të jetë pjesë e jona, të ketë sukses. E kanë mbështetjen time. T'i zgjedhim problemet. Jam në dispozicion, së bashku mundemi edhe më shumë. Shpresoj në rezultate së shpejti. A do të ketë sukses, varet nga Ministria e Financave.  U bëj thirrje të gjithë faktorët kompetentë relevantë, të qasjen ndaj zgjidhjes së kësaj problematike, sepse do të ketë pasoja nëse gjyqësia bojkoton. Të shohim në mënyrë optimiste, tani me angazhimin e ndërmjetësit, se do të gjendet mirëkuptim", nënvizoi kryetari i Këshillit Gjyqësor. 

Ai bëri apel gjithashtu edhe për punësime të reja në gjyqësi në vendet e zbrazura, jo vetëm në bazë të pensionimit, por edhe për shkak të largimeve nga arsye të ndryshme, të tjera. 

 

Në protestë u kërkuan të drejtat për pagë të denjë, për shkak, siç u tha, shkallën e lartë të përgjegjësisë që e kanë nëpunësit në gjykata. Do të vazhdojnë protest para gjykatave nga ora nëntë deri në orën dhjetë, derisa zgjasin negociatat.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR