• e enjte, 26 dhjetor 2024

Protestë e studentëve dhe të punësuarve në FSHIIK para Qeverisë

Protestë e studentëve dhe të punësuarve në FSHIIK  para Qeverisë

Shkup, 21 mars 2024 (MIA)  - Studentët dhe udhëheqësia e Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FSHIIK) sot shprehën pakënaqësinë e tyre për kushtet e studimit me protestë paqësore para Qeverisë, duke kërkuar hapësirë ​​adekuate për punë.

 

Në protestën me moton "FSHIIK  nuk ka godinë - studiojmë para Qeverisë", studentët vendosën një klasë të improvizuar me qëllim që të tërheqin  vëmendje për kushtet e pazgjidhura hapësinore.

 

E mbështetur nga organizata joformale "Revolucioni Studentor", protesta vjen pas një sërë konkluzionesh të miratuara  nga administrata FSHIIK në seancën e mbajtur më datën 18 të këtij muaji. Në konkluzionet, fakulteti ka kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim për shfrytëzim të përkohshëm apo të përhershëm të objektit të PK nr. 1856, KO Karposh, pa kompensim dhe të obligojë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të sigurojë hapësirë ​​adekuate dhe të kryejë zhvendosje të Byronë për Zhvillim të Arsimit në afat prej tre muajve. Në këtë sot reaguan nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, nga ku njoftuan se e mbështesin Fakultetin në përpjekjet e tij për të siguruar  kushte adekuate mësimore dhe zgjidhjen e përhershme të problemit hapësinor, por, se janë kundër kërkesave të FSHIIK për zhvendosjen e BZHA-së.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR