• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protestë e opozitës para bashkisë së Tiranës

Protestë e opozitës para bashkisë së Tiranës

 Tiranë, 25 korrik 2024 (MIA) - Opozita në Shqipëri sot në mesditë ka mbajtur protestën e radhës  para bashkisë së Tiranës.

Ashtu si edhe në dhjetëra protestat e kaluara, u kërkua që kryebashkiaku Erion Veliaj të largohet nga funksioni  pas zbardhjes së dosjes "5D".

 Qytetarët u mblodhën para godinës, rreth së cilës kishte një kordon policie, ndërsa në afërsi kishte edhe forca të tjera policie.

 Për dallim nga protestat e tjera, nuk pati tension, as djegie të gomave apo hedhje koktej  molotovi në drejtim të godinës. Vetëm se përveç disa fjalimeve plot akuza për korrupsion, drejtuar kryebashkiakut Veliaj dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pjesëmarrësit në protestë hodhën vezë në drejtim të godinës së bashkisë.

 
 

 
 
 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR