• e premte, 27 dhjetor 2024

Protestë e KOSM me kërkesë që të implementohen kërkesat e sindikatave të cilat protestojnë gjatë vitit

Protestë e KOSM me kërkesë që të implementohen kërkesat e sindikatave të cilat protestojnë gjatë vitit

Shkup, 2 dhjetor 2023 (MIA) - Konfederata e organizatave sindikaliste të Maqedonisë, KOSM, sot para Qeverisë mbajti protestë si rezultat i, siç thonë, mungesës së vëmendjes së Qeverisë ndaj kërkesave të sindikatave të cilat protestuan këtë vit.

Kryetari i KOSM-së, Marjan Risteski në deklaratë prë mediumet prej para ndërtesës së Qeverisë, u bëri thirrje partive në periudhën parazgjehdore, në programet e tyre politike t'i implementojnë kërkesat e sindikatave dhe theksoi se qeveria e ardhshme do të duhet t'i përmbushë nevojat e punëtorit, që çka, siç tha, të jetojë jetë normale.

Sindikata e pavarur e policisë me vite kërkon marrëveshje kolektive në pajtim me nevojat në MPB, thotë kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev Todev, sepse siç tha gjenjda në MPB nuk është e mirë, si dhe se nëpunësit policor nuk janë të sigurt.

Koordinuesi nacional në Sindikatën e pavarur të punonjësve shëndetësorë Bobi Bojçevski porositi të sillet një lloj Ligji për transformim, me të cilin punonjësvfe shëdnetësorë do t'u ndryshohet kontrata në vepër dhe theksoi se edhe mët ej do tëp vazhdojnë me kërkesat e tyre.

Deklaratë për mediumet dha edhe Biljana Xhonova, e punësuar në institucionin shëdnetësor në Shkup me kontratë në vepër, e cila tha, punojmë për 18.200 denarë, pa sigurim shëdnetësor, pensional, dhe as të drejtë pushimi dhe pushimi mjekësor. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR