• e enjte, 26 dhjetor 2024

Protestë e “Demokratëve” kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e funksionarëve

Protestë e “Demokratëve” kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e funksionarëve

Shkup, 7 prill 2023 (MIA) - Një grup qytetarësh, anëtarë të partisë politike “Demokratët”, pasdite mbajtën protestë paqësore në shenjë revolte ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të funksionarëve.

“Nuk ka para për ilaçe, ka para për 78 për qind”, “Revokimi urgjent të vendimit të turpshëm të Gjykatës Kushtetuese”, “Gjykatës!”. Gjyqësori i pavarur është edhe liria Juaj personale”, “78 për qind grabitje e buxhetit të popullit”, “Paga astronomike për funksionarët, ndërsa populli është i uritur”, ishin pankartat e qytetarëve të mbledhur. 

 

null

“Demokratët” porositën se në 30 vitet e fundit  asgjë nuk ka ndryshuar dhe lejohet që të rinjtë të largohen nga shteti. Kërkuan vendosjen e një njësie zgjedhore me lista të hapura, financim të barabartë nga Buxheti për të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, si dhe përfaqësim të barabartë të tyre në media.

"Turp të keni që deri tani nuk keni bërë asgjë për shtetin dhe qytetarët,  na ndani dhe copëtoni sipas kombësisë dhe fesë. Pse nuk ka para për askënd, për ekonominë, për investime në firma, fabrika dhe impiante prodhuese, në arsim, shkencë dhe inovacion, në mendje dhe të rinj? Për shkak se funksionarët  janë lakmitarë, mendojnë sa më shumë  të marrin   nga populli dhe nga buxheti i shtetit, të kenë ata dhe familjet e tyre   një jetë luksoze. Nuk ka familje në vend pa një anëtar që është larguar dhe punon jashtë. Pa të rinj Maqedonia nuk mund të mbijetojë. Lufta bëhet në zgjedhje, ndërsa mund të fitohet me stilolaps. Duhet të zgjidhen njerëz cilësorë dhe të ndershëm, me përvojë pune", tha kryetari i partisë, Jorgo Ognenovski.

  

null

Protesta u paralajmërua përmes rrjeteve sociale para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa është mbajtur para Muzeut Arkeologjik. ar/

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR