• e diel, 24 nëntor 2024

Protestë e AOGJSH-së në Shkup për rritjen e pagave të administratës gjyqësore për 78 për qind

Protestë e AOGJSH-së në Shkup për rritjen e pagave të administratës gjyqësore për 78 për qind

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Anëtarët e Sindikatës së Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve (AOGJSH) nga administrata gjyqësore nga mbarë shtetin, sot po protestojnë në Shkup me kërkesë për rritje të pagave për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagës.

Protesta filloi para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, vazhdoi me tubime afatshkurtra para Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë, pas së cilës pjesëmarrësit shkuan në Qeveri. 

Pas fillimit të protestës nga Sindikata informuan se janë thurrur në takim në Ministrinë e Drejtësisë në orën 14. 

Dërguan porosi për paga dinjitoze dhe paralajmëruan se pa ata nuk mund të funksionojë gjyqësori. 

 "Shërbimi gjyqësor sërish është në rrugë. Para fillimit të pushimeve gjyqësore vetëm gjykatat e Shkupit dolën në protestë dyorëshe dhe kërkuan rritje të pagave prej 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagave që kanë marrë funksionarët. Sot anëtarë të Sindikatës së AOGJSH-së dhe të punësuar të tjerë që nuk janë anëtarë nga të gjitha gjykatat në shtet janë në Shkup. Këta njerëz që janë mbledhur këtu duhej të luftojnë për çdo të drejtë që kanë marrë - në vitin 2002 - 80 ditë grevë, në 2016 - 60 ditë grevë, tani nga 2.000 të punësuar në gjykata 1.000 të punësuar këtu në Shkup dhe nëse kjo nuk është një porosi e mjaftueshme për kompetentët ta dëgjojnë zërin tonë, nuk e di se çfarë do të ndodhë", tha Tërpe Deanovski, kryetar i Sindikatës së AOGJSH-së, në tubimin para LSM-së.

 

Deandovski porositi se me përmbushjen e kërkesës së tyre për rritjen e pagës  për 78 për qind askush nga të punësuarit nuk do ta tejkalojë pagën mesatare, por vetëm do t'i afrohej asaj.

 "Puna në gjykata është ekipore. Nëse një i punësuar nuk e përfundon punën gjykatësi nuk mund të do të sjellë aktgjykim. Javën e ardhshme edhe kolegët e Avokaturës së Shtetit paralajmëruan grevë. Kolegët e prokurorive dje kanë filluar grevë. Nëse kolegët e gjykatave, njerëzit që janë këtu dhe ata nisin një grevë do të paralizohet i gjithë gjyqësori. Duhet të kuptohet se nuk është e mundur të jetohet dhe nuk është e drejtë që dikush në gjykata të marrë rrogë të madhe, ndërsa pagat tona në raport me ato të jenë në shkallën 1:6 deri në 1:7", deklaroi Deanovski.

 

Apelon në vendime nga Këshilli BuxhetorGjyqësor dhe Kuvendi për përmbushjen e kërkesave të parashtruara.

 "Kemi një amendament me të cilin kërkojmë për të gjithë të punësuarit të rishqyrtohet vendimin për rishpërndarjen e mjeteve në Buxhet  të marrin nga 78 për qind dhe të kthehen shtesat. Ende nuk është në Komision për Financim dhe Buxhet, e shohim çdo ditë a do ta vendosin në rend dite, por ndërkaq nëse nuk ndryshon, mendoj se e dimë porosinë e këtyre njerëzve", tha Deanovski.

Ai informoi se për shkak të grevës në prokurori tashmë po shtyhen rastet dhe punohet vetëm në lëndë urgjente. 

 Nëse rritet për 78 për qind, paga mesatare e administratës të gjykatave do të jetë rreth 24.000 denarë.

 Anltarësia e AOGJSH-së pas protestës së sotme në mëlnyrë shtesë do të marrë vendim për mënyrën e ardhhsme të veprimit, nëse do të grevojnë apo do të dalin para gjykatave.

 Marsh protestues sot para Gjykatës Penale në Shkup deri në Ministrinë e Financave organizuan edhe Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore dhe Sindikata e Policisë së Burgjeve, me kërkesa të njëjta për rritjen e pagës dhe kthimin e shtesave të pagës.

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR