• e premte, 27 dhjetor 2024

Protestë e administratës gjyqësore në Tetovë

Protestë e administratës gjyqësore në Tetovë

Tetovë, 19 shtator 2023 (MIA) - Sot për herë të parë edhe të punësuarit në administratën gjyqësore në Gjykatën Themelore Tetovë kanë mbajtur protestë dyorëshe, me të cilën kërkuan rritje të pagave sikur gjykatësit. Nga java e kaluar në të gjithë shtetin administrata gjyqësore proteston dhe kërkon rritje të pagave prej 78 përqindëve njejtë sikur gjykatësit. Njëherit kërkohet rritje e shtesave të pagës.

"Thelbi i protestës është që gjykatësve u janë rritur pagat për 78 për qind, ndërsa të punësuarve në administratë gjyqësore paga u është rritur për 10 për qind, për shkak të harmonizimit konform Marrëveshjes kolektive. Ka diferencë të madhe. Edhe pse kanë shkallë të njejtë të edukimit të lartë, gjykatësit kanë katër herë ose 400 për qind rroga më të larta nga bahskëpunëtorët profesionistë. Diferencë të këtillë nuk ka as në shëndetësit mes mjekut specialistë dhe infermiereve, e jo mes të punësuarve me shkallë të njejtë të arsimimit", sqarojnë një pjesë e të punësuarve në bisedë me gazetarët.

Ata nuk kanë punuar nga ora 9 deri në ora 11 pas së cilës kanë vazhduar me detyrimet punuese. marshi sindikal i administratës gjyqësore me kërkesën e njejtë është parashikuar nga Gjykata Penale deri te Këshilli gjyqësor në Shkup në ora 13 e 30 minuta. Javën e kaluar administrata gjyqësore nga më shumë gjykata në vend veçmë kanë organizuar protesta publike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR