• e shtunë, 23 nëntor 2024

Protestë e 1 Majit e LSM-së nën moton "Punëtorët janë shteti"

Protestë e 1 Majit e LSM-së nën moton

Shkup, 29 prill 2023 (MIA) - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në Ditën Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji organizon protestë nën moton "Punëtorët janë shteti".

Protesta, që do të fillojë në orën 12 para ndërtesës së LSM-së, organizohet për shkak të padrejtësive ndaj punëtorëve.

"Vlerësojmë se rritja e pagave të funksionarëve për 78 për qind ose nga 2.000 denarë në ditë, vendosja e ditës së punës prej 12 orësh për një numër të madh të punëtorëve, që i mashtruan të punësuarit në shëndetësi dhe që nuk ua rritën pagat, që nuk e kontraktuan marrëveshjen kolektive të përgjithshme për sektorin publik me të cilin çdo i punësuar do të ketë të drejtë për K-15, janë motiv i mjaftueshëm dhe një arsye më shumë të diletë në protestë në rrugë dhe të shprehet pakënaqësi!", porosit LSM në thirrjen për pjesëmarrjen në protestë.

Të gjithë së bashku, punonjës, sindikata dhe qytetarë, potencon Sindikata, duhet të ndalemi dhe të dëshmojmë unitet dhe solidaritet dhe t'i parandalojmë qëllimet dhe politikat e këqija qeveritare.

Jemi dëshmitarë, theksojnë nga LSM-ja, se qeveria pa turp dhe ndjenjë përgjegjësie i bind punëtorët se duhet pritur rritja e pagave dhe se çdo gjë duhet të shkojë gradualisht dhe ngadalë, në kurriz të rritjes enorme prej 78 për qind të pagave të tyre që u realizuan menjëherë dhe për të cilat pushtetarët nuk kanë nevojë të presin. Pa turp dhe ndjenjë përgjegjësie, qeveria do të bëjë skllevër nga punëtorët në vendin e vet që do të punojnë 12 orë në ditë vetëm për hir të përmbushjes së interesave të biznesit të dikujt, nën petkun e interesit nacional. Të gjitha këto arsye, qëndrimi diskriminues i pushtetit dhe mosdëgjimi për nevojat ekzistenciale të punëtorëve, rezultoi me një numër të madh grevash dhe protestash të organizuara nga punëtorët dhe sindikatat, në radhë të parë nga LSM dhe sindikatat e bashkuara në LSM.

Sipas LSM-së, protesta e 1 Majit është mënyra e vetme që pushteti ta dëgjojë zërin e të gjithëve, punëtorëve dhe qytetarëve, pasi, siç qëndron në thirrje, vazhdon praktika karakteristike për periudhën e kaluar, ndërsa ajo është se partnerët tanë socialë, punëdhënësit dhe bartësit e pushtetit ligjdhënës dhe ekzekutiv nuk kanë vesh për problemet e punëtorëve dhe popullit por punojnë vetëm për interesat e veta.

"Për shkak të kësaj marrëdhënie protestat do të vazhdojnë me tempo të përforcuar edhe pas 1 Majit", paralajmëron LSM.


 
 

QËNDRONI TË LIDHUR