• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Protestë dhe marsh publik në Tetovë me rastin e dy viteve nga zjarri në spitalin modular

Protestë dhe marsh publik në Tetovë me rastin e dy viteve nga zjarri në spitalin modular

Tetovë, 8 shtator 2023 (MIA) - Familjet e 14 personave që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular të Tetovës kanë organizuar sot marsh dhe protestë publike. Ata nuk janë të kënaqur me përfundimin e procesit gjyqësor dhe kërkojnë një hetim të ri, i cili siç thonë ata do të vërtetojë fajtorët e vërtetë.

"Familjet kërkojnë që drejtësia të zbardhet. Gazetarët e IRL-së raportuan të vërtetën se kush ishte fajtor dhe kush nuk ishte fajtor. Këtu ishim ne në të gjitha seancat gjyqësore, nuk kishte drejtësi. Ne kemi thënë që në fillim se në këtë vend nuk ka drejtësi. Unë jam aty që në fillim të këtij gjyqi, e kam parë që nuk ka drejtësi. U dënuan tre persona, nuk po them se nuk janë fajtorë. Por ju mund të shihni se kush e ka fajin. Shteti hesht, sot festojnë, sot nuk erdhën tek ne të shohin se aty kanë vdekur 14 të gjallë. Unë isha me nënën time në dhomën numër 3 dhe zjarri filloi nga aty. Unë as nuk e di se si jam ulur këtu. Ne do të kërkojmë hetim të ri, do të vazhdojmë me protestat", tha Mumin Ismaili, i cili humbi vëllanë dhe nënën e tij në zjarrin e 8 shtatorit të vitit 2021.

Familje dhe qytetarë u mblodhën në vendin ku ishte spitali modular, nga i cili kishte fjalime, për të kujtuar 8 shtatorin tragjik të vitit 2021 dhe atë që ndodhi atje.

Në fjalim u theksua se qytetarët nuk kanë besim tek sistemi i drejtësisë.

"Korrupsioni vret! Të gjithë politikanët flasin për integrimin në BE, por jeta e njerëzve nuk respektohet. Janë 14 viktima, zero ditë burg. Gjyqësori dhe prokuroria janë mbrojtës të krimit të organizuar, korrupsionit, të keqes dhe oligarkisë. Injorimi i ekspertizës gjermane vetëm për të amnistuar fajtorët e vërtetë është një skandal i sistemit gjyqësor. Si anëtarë të familjeve kërkojmë urgjentisht: Të hapet procedura gjyqësore për shkaqet e zjarrit, veprim i sërishëm dhe rishqyrtim i vendimeve nga hetimi paraprak në gjykatën në Tetovë. Shkarkimi i kryeprokurorit Jovevski bashkë me kryeprokurorin e Tetovës Besir Aliu dhe prokurorët Zorica Pavloviq, Dejan Petreski, Hanefi Ameti e të tjerë", tha Mumin Ismaili.

Më pas grupi i qytetarëve marshoi nga spitali modular, pas spitalit klinik drejt bulevardit "Blagoja Toska", drejt tregut, Qendrës së Kulturës, sheshit dhe u ndal tek gjykata. Pas nxjerrjes në pah të kërkesave, marshi protestues përfundoi. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR