• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Propozohet vazhdim i arrestit për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë

Propozohet vazhdim i arrestit për vrasjen e dyfishtë në Stajkovcë

Shkup, 18 maj 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së arrestit për personin që dyshohet se ka kryer vepr[n penale "vrasje" sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 2 të Kodit Penal.

Siç informoi sot Prokuroria Publike, kundër personit ka filluar procedurë hetimore pasi më 14 maj të vitit 2024, gjatë dhunës në familje, në shtëpinë e familjes në Stajkovci, me dashje i ka marrë jetën vëllait dhe kunatës.

I dyshuari, siç thuhet, fillimisht ka sulmuar kunatën duke e goditur disa herë me shufër metalike në kokë, e më pas ka takuar vëllain, të cilit gjithashtu me shufëri i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

"Pas ngjarjes i dyshuari është shtruar në spital. Meqenëse me përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore ekziston rreziku që ai të ikë në arrati, prokurori publik konsideroi se masa e arrestit është e nevojshme për mbarëvajtjen e hetimeve, andaj i është dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake, propozim për caktimin e një mase të tillë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR