• e premte, 27 dhjetor 2024

Propozim-nisma për nevojën për ndryshime kushtetuese po shqyrtohet në Ministrinë e Drejtësisë

Propozim-nisma për nevojën për ndryshime kushtetuese po shqyrtohet në Ministrinë e Drejtësisë

Shkup, 30 maj 2023 (MIA) - Propozim-nisma për ndryshime kushtetuese po shqyrtohet në Ministrinë e Drejtësisë ku po kontrollohet nga aspekti nomoteknik, ndërsa pastaj do të jepet për përkthim në gjuhën shqipe, informojnë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë. 

Nga atje thonë se pasi që të përgatitet ajo do të dërgohet në Qeveri, e cila duhet ta shqyrtojë dhe miratojë. Pastaj, Propozim-nisma do të dorëzohet në Kuvend.

Sipas informacioneve të MIA-s, procedura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të duhej të fillojë në mes të qershorit. 

Grupi i punës në mbledhjen e së premtes e miratoi Propozim nismën për nevojën për ndryshime të Kushtetitës me udhëzime për ndryshime dhe plotësime. 

Ndryshimet janë në pjesën Preambulë duke shtuar disa kombe. Pas popullit boshnjak shtohen fjalët: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre, populli egjiptian", tha pas takimit kryetarja e grupit punues, Margarita Caca Nikollovska. Ndryshimi i dytë, siç shtoi ajo, është në pjesën për diasporën dhe në amandamentin 34 i cili është zëvendësuar me nenin 49 dhe amandamentin 2. Në këtë amandament të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me të cilin zëvendësohet neni 49 dhe amandamenti 2, pas popullit boshnjak shtohen fjalët populli bullgar, kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre, populli egjiptian. 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski të shtunën e thirri në takim liderin e opozitës Hristian Mickoski në të cilin, mes tjerash do të bisedohej për rrugën euroatlantike të vendit. Mickoski u pajtua për takim me atë që gjithashtu kërkoi që në të të bisedohet për atë se çka do të ndodhë me vendin nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese. VMRO-DPMNE-ja opozitare është kundër ndryshimeve kushtetuese nën këto kushte.

Pritjet janë se ky takim do të ndodhte nga fundjava e tutje duke pasur parasysh se Kovaçevski është për udhëtim zyrtar në Bratisllavë.

Si afat përfundimtar për ndryshimet kushtetuese theksohet nëntori, kur duhet të përfundojë skriningu në KE dhe të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe të fillojnë bisedimet për kapitujt. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR