• e enjte, 26 dhjetor 2024

Propozim-ndryshime të Ligjit për shoqëritë financiare, VMRO-DPMNE kërkon që në kontrollin të përfshihet edhe Banka Popullore

Propozim-ndryshime të Ligjit për shoqëritë financiare, VMRO-DPMNE kërkon që në kontrollin të përfshihet edhe Banka Popullore

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Në Kuvend pasditen e sotme në kuadër të mbledhjes së 103-të është rishikuar në lexim të parë Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë financiare në lexim të parë për të cilin është propozuar konkluzion se është i pranueshëm për lexim të dytë, ndërsa votimi do të jetë në mënyrë plotësuese.

Deputeti Zdravo Trajanov nga VMRO-DPMNE konsideron se ka nevojë të rirregullohen disa nene të Propozim- ligjit.

Sipas tij, “zgjidhja e keqe” është që institucioni kompetent për kontroll ndaj këtyre shoqërive financiare të jetë vetëm Ministria e Financave dhe si kontrollues të përfshihet edhe Banka Popullore sepse është institucion i specializuar.

Puna e këtyre shoqërive që ua mundëson ligji, shtoi ai, “duket si fajde klasike”, pasi kur një qytetar merr para nga disa prej tyre, “në fund shuma rritet në mënyrë marramendëse”.

Trajanov tha se mijëra njerëz në vend për shkak të varfërisë i kanë të bllokuara llogaritë dhe vendosin të marrin hua për kredi të shpejta "me kushte dramatike të këqija".

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, nga ana tjetër kërkuan që ky Propozim- ligj të tërhiqet në mënyrë që të harmonizohet me Ligjin për mbeturinat dhe në pako të jenë për rishikim në Kuvend.

Në kuadër të seancës së njëqindtë pa debat kaloi Raporti vjetor për punën e Agjencisë operative-teknike për vitin 2022.

Rendi i ditës i mbledhjes së 100-të dhe të 103-të nuk është shterur, ndërsa vazhdimi i tyre do të caktohet në mënyrë plotësuese.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR