Propozim-ligji për sigurim shëndetësor në Komisionin amë
- Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit të Shëndetësisë, në të cilën në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të parë.
- Post By Ramize Qamili
- 08:21, 2 prill, 2026
Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet seanca e Komisionit të Shëndetësisë, në të cilën në rend dite është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të parë.
Me Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor është i harmonizuar me Ligjin për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 64/18 dhe "Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 45/25), i cili përcakton se personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë për qëndrim dhe kujdes në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me mundësitë ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
"Më tutje, po harmonizohen dispozitat e Ligjit për nëpunësit administrativë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 144/25 dhe 266/25), me çka do të harmonizohen vendet e punës të të punësuarve në Fondin e Sigurimit Shëndetësor të cilët kanë statusin e nëpunësve administrativë.
Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurim shëndetësor do të jetë dhe në rend të ditës të Komisionit ligjvënës-juridik. rq/
Foto: arkivi i MIA-s