• e enjte, 26 dhjetor 2024

Propozim-ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar në fokus të takimit Lloga-Nebiu

Propozim-ligji për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar në fokus të takimit Lloga-Nebiu

Shkup, 9 maj 2023 (MIA) - Projektligji i ri për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, shfrytëzimin pronësor dhe mjetet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse dhe zbatimin e masës “konfiskim” në lëndët "Transmet", "Perandoria", "Placet në Vodno" dhe "Sasho Mijallkov", ishin në fokus të takimit të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me drejtorin e Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuara, Driton Nebiu.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në disa nga lëndët e përmendura janë evidentuar parregullsi dhe lëshime gjatë procedurës dhe zbatimit nga ana e Agjencisë.

"Shpresojmë se me ligjin e ri do të tejkalohen të gjitha problemet gjatë realizimit të masës 'konfiskim'", informojnë nga Ministria e Drejtësisë. bsh/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR