• e premte, 27 dhjetor 2024

Propozim-ligji për konfiskimin e pronës në procedurë civile të ENER-it, javën e ardhshme seancë publike

Propozim-ligji  për konfiskimin e pronës në procedurë civile të ENER-it, javën e ardhshme seancë publike

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA)  -  Propozim zgjidhja ligjore që rregullon konfiskimin e pronës, fitimi i së cilës nuk mund të dëshmohet se është nga burime ligjore, ndërsa  nuk përfshihet me konfiskim në procedurë penale apo me tatim të pronës në procedurë administrative tatimore, tashmë është vendosur në ENER dhe është në dispozicion për komente, informojnë  nga pres shërbimi qeveritar.

Për shkak tël transparencës së procesit të miratimit të këtij ligji dhe përmirësimit të tekstit përmes një debati të hapur, siç informojnë  nga Qeveria, javën e ardhshme do të mbahet debati publik ku fella e ekspertëve do të ketë mundësi t'i ndajnë propozimet dhe sugjerimet e veta. 

 "Me miratimin e ligjit efektiv dhe të zbatueshëm për konfiskimin e pronës në procedurë civile, mbrohet interesi publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në atë mënyrë që pamundëson dispozicion të pronës, për të cilën nuk mund të dëshmohet se është fituar nga burime të ligjshme, ndërsa me këtë parandalohen vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Duke u nisur nga qëndrimi se legjislacioni ekzistues penal dhe administrativ nuk mund plotësisht t'i përfshijë rastet të cilat shfaqen në praktikë, grupi punues me të cilin  kryeson zëvendëskryetarja e Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, e përgatiti propozim ligjin, i cili do të përfaqësojë  mjet shtesë dhe efektiv në luftën kundër me korrupsionin", thuhet në kumtesë.

 Paraprakisht, sipas kumtesës, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Kabineti për Politika të Qeverisjes së Mirë ka përgatitur një draft tekst të bazuar në një studim fizibiliteti dhe analizë të situatave dhe modeleve të konfiskimit në sistemet moderne juridike.

 Foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR