Propozim-ligji për huanë hungareze para deputetëve
- Kuvendi sot do të mbajë tre seanca të njëpasnjëshme. Deputetët në kuadër të seancës së 24-të do të diskutojnë për Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të BE-së "ALTEA" në Bosnja e Hercegovinë, në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për garancinë e Maqedonisë së Veriut për obligimet e Marrëveshjes për huanë për Programin për Energjinë e Rinovueshme EMV - Komponenta II: FE Manastir 2 dhe Komponenta III: Parku me erë në Bogdanc - faza e 2, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Kredituese për Rindërtim - KFV dhe Shoqatës Aksionare për prodhimtarinë e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar.
- Post By Sara Ademi
- 08:04, 16 dhjetor, 2024
Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvendi sot do të mbajë tre seanca të njëpasnjëshme. Deputetët në kuadër të seancës së 24-të do të diskutojnë për Propozim-vendimin për dërgimin e një pjesëtari të Armatës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të BE-së "ALTEA" në Bosnja e Hercegovinë, në lexim të dytë dhe Propozim-ligji për garancinë e Maqedonisë së Veriut për obligimet e Marrëveshjes për huanë për Programin për Energjinë e Rinovueshme EMV - Komponenta II: FE Manastir 2 dhe Komponenta III: Parku me erë në Bogdanc - faza e 2, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Kredituese për Rindërtim - KFV dhe Shoqatës Aksionare për prodhimtarinë e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozim-ligji për detyrim të Maqedonisë së Veriut me hua te Banka hungareze eksport-import, shoqatë private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes për hua për financim buxhetor dhe financim të objektivave të përgjithshme, me procedurë të shkurtuar, si dhe propozim-ligjet për arsimin e të rriturve, për arsim dhe trajnim profesional, për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsimin fillor dhe Propozim-ligji për arsimin e mesëm, të gjitha në lexim të parë.
Deputetët në kuadër të vazhdimit të seancës së 14-të duhet të diskutojnë për Raportin vjetor të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës së Qasjs së Lirë te informatat nga karakteri publik për vitin 2023, Raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Mbikëqyrjen e Financimit Kapital të Sigurimit Pensional në vitin 2023 dhe Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Maqedonisë së Veriut dhe anëtarët e familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar.
Në kuadër të vazhdimit të seancës së 22-të, deputetët do të diskutojnë për Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, Propozimin për shkarkimin e anëtarëve të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozimin e deklaratës për njohjen e shtetit të Palestinës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s