• e shtunë, 23 nëntor 2024

Propozimi i ligjit për përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë e kaloi filtrin e komisionit

Propozimi i ligjit për përsosje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë e kaloi filtrin e komisionit

 Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA)  - Propozimi i ligjit për përsosje  profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë, me procedurë të shkurtuar dhe me flamur evropian,  pasdite ka marrë mbështetje nga anëtarët e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane. Për këtë ligj, i cili është pjesë e pakos së ligjeve të përgatitur nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, janë dorëzuar gjithsej 10 amendamente nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, të cilat janë refuzuar.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot akuzuan se propozimi i ligjit nuk ka kurrfarë harmonizimi me legjislacionin evropian dhe se po keqpërdoret flamuri evropian. 

Siç qëndron në sqarim për Propozimin e ligjit të publikuar në faqen e Kuvendit, me të rregullohet procedura e organizimit dhe zbatimit të trajnimeve të nëpunësve administrativë, themelimin dhe funksionimin e Agjencisë për Trajnim të Nëpunësve Administrativë, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për përsosje profesionale të nëpunësve administrativë.

 Qëllimi i Ligjit, siç theksohet, është sigurimi i një pune cilësore, profesionale, të paanshme, efektive dhe efikase të nëpunësve administrativë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ligjin, përmes zhvillimit dhe trajnimit të vazhdueshëm profesional të tyre.

 Komisioni për Çështje Evropiane  e filloi debatin e amandamenteve për Propozimin e ligjit për të punësuarit në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar.  Për këtë Propozim të ligjit  janë dorëzuar pesë amendamente nga propozues të autorizuar.

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR