• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Propozimi i ligjit për amnisti dhe ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit e kaluan filtrin e komisionit

Propozimi i ligjit  për amnisti dhe ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit e kaluan filtrin e komisionit

 Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në seancën e sotme të 69-të mori vendim që Propozimi i ligjit për falje dhe Propozimi i ligjit  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit të jepen për lexim të mëtejshëm.

Për ndryshimet e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve të cilat ishin, gjithashtu ishin në rendin e ditës të kësaj seance, do të diskutohet në vazhdimin që duhet të caktohet shtesë. 

Qëllimi  kryesor i miratimit të Propozimit të ligjit për falje është që të eliminohen dobësitë e konstatuara gjatë zbatimit të tij. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, Muhammed Toçi, i cili e elaboroi propozimin në seancën e sotme, theksoi se me këtë propozim rregullohet e drejta e presidentit për të  falur personat nga dënimi dhe ndjekja penale, pasi me ndryshimet ai do të mund të falë vetëm për dënime, por jo për ndjekje penale. 

 Deputeti Dajanço Eftimov nga VMRO-DPMNE theksoi se duhet të përjashtohen  anëtarët të cilët punojnë për ndryshimet në Kodin Penal  nga grupi punues që punon për Ligjin për faljen, në mënyrë që, siç tha, " të mos hyjmë në një situatëtë  të  komisionit ligjor të dispozitave në zgjidhjet ligjore".

Për këtë përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë u përgjigj se grupi do të ketë parasysh harmonizimin e Kodit Penal me këtë propozim të ligjit. 

Sipas deputetes Zhaklina Llazarevska nga LSDM, ky ligj është një bazë e mirë që, siç tha, "të mund të vazhdojmë në debatin parlamentar dhe të miratojmë tekstin më të mirë të mundshëm". 

 Ndërkaq, deputeti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE vlerësoi se miratimi i këtij ligji në këtë moment, në periudhën kur kemi qeveri teknike, nuk është më i përshtatshmi dhe porositi se si Kuvend duhet të fokusohen në procesin zgjedhor.

 Komisioni mori vendim pas leximit të parë në seancë plenare që të organizojë një debat publik për këtë propozim.

 Eftimov,  bëri vërejtje edhe për Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit, ku theksoi se duhet të kontrollohet dhe analizohet më tutje në lidhje me nenin 2 dhe nenin 5 paragrafi 5 në lidhje me vazhdimin e mandatit të AP për 60 ditë, që sipas tij është në kundërshtim me paragrafin 1 të të njëjtit nen.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR