• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Propozim-buxheti për VMRO-DPMNE është zhvillimor, LSDM kërkon kthimin e tij në Qeveri për përpilim shtesë

Propozim-buxheti për VMRO-DPMNE është zhvillimor, LSDM kërkon kthimin e tij në Qeveri për përpilim shtesë

Shkup, 18 nëntor 2024 (MIA) - Edhe në ditën e katërt të debatit të Komisionit parlamentar, me të cilin është shtjerrë debati i përgjithshëm, deputetët e pushtetit dhe të opozitës kundërshtuan qëndrimet e tyre për Propozimin e Buxhetit për vitin 2025. Sipas të parëve, buxheti është i zhvilluar, i brendshëm dhe i bazuar në disiplinë, matje të rezultateve, analiza, kontrolle dhe planifikim strategjik, ndërsa sipas të tjerëve është joreal, tregon mungesë vizioni dhe duhet të kthehet për përpilim shtesë në Qeveri.

Me debat për amendamentet e Propozim Buxhetin për vitin 2025, nesër vazhdon debati në Komisionin Parlamentar për financim dhe buxhet. Më shumë se 300 amendamente janë dorëzuar në Buxhetin e Propozuar për vitin 2025.

Ljupço Nikollovski nga LSDM-ja në seancën e pasdites, ju bëri thirrje kolegëve të tij deputetë që të flasin në mënyrë konstruktive, me argumente, në drejtim të, siç tha, përmirësimit të buxhetit të propozuar. Debati, vlerësoi ai, reduktohet në ulje, nënçmime, akuza dhe kush dhe si i humbi zgjedhjet, në vend që të prezantohen fakte dhe përmbajtje.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët në prezantimet e tyre në përgjithësi kanë përsëritur numrat e projektuara në projekt-buxhetin, kanë akuzuar qeverisjen e kaluar. Edhe njëherë u përmend rritja e pagave dhe pensioneve, përmirësimi i standardeve të studentëve, investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë,...

"Që në ditën e parë thash se duhet të diskutojmë me fakte dhe argumente për të përmirësuar buxhetin. Besoj se do t'i kapërcejmë këto situata dhe do të kemi debat konstruktiv. Duhet të veçojmë tema të rëndësishme për qytetarët, në të cilat nuk do të ketë politikë, si kur votuam për strategjinë kombëtare. Prodhimi i ushqimit është një prej tyre, ai targeton të gjithë dhe në këtë segment duhet ta analizojmë seriozisht. Obligimi ynë është që të vazhdojmë me politikat e mira, të realizojmë projektet e filluara dhe të rrisim mbështetjen për prodhuesit", theksoi Nikollovski, i cili u përqëndrua në bujqësinë.

Propozim-buxheti i propozuar për vitin 2025 është parashikuar me të ardhura me vlerë 5,8 miliardë euro, që është 13 për qind më shumë se buxheti i këtij viti. Ëshët paraparë që shpenzimet të jenë 6,5 miliardë euro. rq/bsh/

Foto: print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR