• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Propozim ndryshime kushtetuese në Kuvend para formimit të qeverisë në Bullgari, sipas kryeministrit është "naive" dhe "do të rrezikonte integrimin evropian të vendit"

Propozim ndryshime kushtetuese në Kuvend para formimit të qeverisë në Bullgari, sipas kryeministrit është

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Dorëzimi i Propozim ndryshimeve kushtetuese në Kuvend para formimit të qeverisë në Bullgari, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, "do të ishte naive" dhe "një veprim i tillë i njëanshëm do të nënkuptonte një rrezikim të plotë, i tashmë integrimeve të rrezikzuara të vendi për shkak të aventurave të qeverisë së mëparshme". Për mundësinë e ndërtimit të një qëndrimi mbipartiak për ndryshimet kushtetuese me veprim të vonuar, Mickoski përsëriti se në fjalimin e tij më 23 tetor bëri thirrje për "qëndrim mbipartiak për shumë nga çështjet e hapura", ndërsa për mundësinë që LDP-ja të hyjë në koalicion qeveritar, tha se për këtë nuk është diskutuar as në kuadër të koalicionit, as në kuadër të partisë, por se "çdo mbështetje nga një deputet që i mbështet politikat e kësaj qeverie është e mirëseardhur në kuadër të votimit në Parlament".

Sa i përket Bullgarisë, Mickoski theksoi se duhet "të marrim çfarëdo sinjali që të fillojmë të ecim para" dhe se "sigurisht nuk do të hyjmë në asnjë aventurë, përndryshe ne kemi mundur ta bëjmë këtë shumë më herët nëse do të ishim fillestarë në këtë çështje".

"Ne nuk jemi as Bujar Osmani, as Mariçiq, as Kovaçevski që të jemi naiv t'i besojmë interesave të palëve të treta. Interesi ynë janë qytetarët e Maqedonisë, shteti dhe proceset integruese evropiane dhe këtu jemi në vijën e parë dhe do t}i mbrojmë dhe luftojmë për ta. Na besoni, ne nuk do të turpërojmë kurrë një qytetar, pavarësisht nga përkatësia etnike, politike, partiake apo jopartiake. Ne kemi një qëllim të përbashkët, e ai është që Maqedonia një ditë të jetë pjesë e familjes evropiane, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në komunën e Gjorçe Petrovit.

Sipas Mickoskit, ekzebicioni i Bujar Osmanit, Mariçiqit dhe Kovaçevskit do të na përcjellë gjatë gjithë kohës, por pyetja është nëse kjo do të jetë viktima e fundit apo në këtë rrugë do të ketë pengesa të reja.

"Ne nuk kemi hyrë në këtë proces pa pasur një fund të dukshëm. Për sa kohë që nuk ka një fund të dukshëm, ne nuk kemi ndërmet të bëjmë asnjë  lëvizje të vetme. Faza jonë e parë ishte nga pozicioni "kjo është në tryezë" në pozicionin "le të kërkojmë një zgjidhje". Faza e dytë është të kemi një qeveri politike në fqinjin tonë lindor, e cila do të jetë në gjendje të marrë përgjegjësi politike. Më thonë shpesh, këto janë situata në të cilat duhet të gjejmë një zgjidhje “vin-vin”. Ne nuk mund të gjejmë një zgjidhje "vin-vin". Dy nuk mund të fitojnë. Kjo është e pamundur. Të gjithë do të kenë diçka për të humbur këtu. Por në këtë mënyrë, siç ishte konceptuar më parë propozimi francez, ne humbasim gjithçka dhe nuk fitojmë asgjë. Ne nuk kemi ndërmend të hyjmë në proces dhe pas gjashtë muajsh, një viti, tre vjetësh, përsëri ndonjë pyetje nga mesjeta të jetë pengesë që ne të mund të hyjmë në shekullin e 22-të. Nuk do ta lejoj këtë sa të jem kryeministër. Kur të vijnë mediokritetet dhe ekzibicionistë, siç kemi pasur gjatë shtatë viteve të fundit në politikë, ndoshta do të pranonin gjithçka në kurriz të xhepave të tyre më të thellë. Interesi im derisa jam kryetar i Qeverisë është interesi i qytetarëve. Përderisa 75-80 për qind e qytetarëve thonë jo kështu, unë duhet ta respektoj atë dhe do ta respektoj", tha Mickoski.

I pyetur nëse është e mundur të ndërtohet një qëndrim ndërpartiak për ndryshimet kushtetuese me veprim të vonuar, Mickoski tregoi se për këtë bëri thirrje në fjalimin e tij të 23 tetorit.

"Edhe në fjalimin e 23 tetorit kam bërë thirrje për qëndrim mbipartiak për shumë çështje të hapura, të cilat për ne si Qeveri paraqesin sfida serioze. Të gjithë janë të mirëseardhur, dera është e hapur, kushdo që i ndan këto frikë, kushdo që është i shqetësuar, dera është e hapur, mund të na bashkohet", tha Mickoski.

Ne kemi një plan të qartë dhe një strategji të qartë që duhet bërë, tha Mickoski, sipas të cilit "duhet të bashkohemi të gjithë, sepse do të kërkojnë inde të buta për të na prerë". Duhet të bashkohemi, nënvizoi Mickoski, nëse duam të kemi sukses dhe ta korrigjojmë gabimin e mëparshëm. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR