Propozim ligji për plotësimin e Ligjit për shërbimin në armatë ka kaluar filtrin e komisionit
- Anëtarët e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme dhanë mbështetje për Propozim- ligjin për plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procedurë të shkurtuar.
- Post By Fami Bajrami
- 12:10, 16 janar, 2024
Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri në seancën e sotme dhanë mbështetje për Propozim- ligjin për plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në procedurë të shkurtuar.
Siç u theksua në seancë, qëllimi i plotësimit të propozuar ligjor është rregullimi i disa mos- harmonizimeve ligjore me nevojat e personelit ushtarak dhe civil në pension në shërbimit të armatës dhe i njëjti parim bazohet në ligjin për Shërbimin në armatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
"Në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimin në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut ("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut numër" 171/22) në nenin 31 paragrafi (6) shtohen dy paragrafë të reja (7) dhe (8) ku thuhet: "(7). Për përfituesin e pensionit i cili është zgjedhur ose emëruar në organet shtetërore megjithëse ka krijuar marrëdhënie pune i pezullohet pensioni deri në ditën e përfundimit të mandatit që do të thotë përfundimi i marrëdhënies së punës. (8) Pas përfundimit të mandatit të zgjedhurit ose të emëruarit që do të thotë përfundim i marrëdhënies së punës, pagesa e pensionit vendoset me kërkesën e tij. Masa e re e pensionit do të llogaritet duke marrë parasysh të gjitha vitet shtesë të shërbimit pensional. Derisa shuma e re e përcaktuar tejkalon shumën më të lartë të pensionit të përcaktuar për vitin kur përsëri vendoset pagesa e pensionit", qëndron në sqarimin e Propozim-ligjit.
Në kuadër të seancës së sotme, anëtarët e Komisionit kanë votuar Vendimin për dërgimin e dy pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin ndërkombëtarë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit për një periudhë prej gjashtë muaj duke filluar nga shkurti deri në gusht të vitit 2024. Ashtu siç qëndron në Vendim, shpenzimet financiare për transport, pagat dhe shtesat e pagave dhe shpenzimeve logjistike të pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar i siguron Ministria e Mbrojtjes. Përgatitjet dhe organizimi i pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrjen në operacionin ndërkombëtarë i kryen Ministria e Mbrojtjes. rq/
Foto: arkivi i MIA-s