• e diel, 24 nëntor 2024

Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje sociale mori mbështetje nga anëtarët e Komisionit amë kuvendor

Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje sociale mori mbështetje nga anëtarët e Komisionit amë kuvendor

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale sot i dhanë mbështetje Propozim-ligjit për ndrshim të Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar.

Angelinka Petkova, anëtare e Komisionit dhe deputete e VMRO-DPMNE-së në arsyetimin e Propozimit theksoi se me të kërkojnë të ndihmohet kategoria e qytetarëve me pengesa të cilët janë mbi 65 vjep. Me propozimin tonë, tha ajo, do të hiqej kufiri i sipërm i moshës prej 65 viteve që ishte vendosur me vendosjen e Ligjit ët ri për mbrojtje sociale, që u miratua më 23 maj të vitit 2019.

Комисија за труд и социјална политика - Собрание

Petkova potencoi se me ndryshimet e propozuara të cilat i kërkojnë, pritet që edhe të moshuarit të cilët janë mbi 65 vjeç të marrin shërbim nga asistenti perosnal dhe atë 80 orë gjatë një muaji. Ajo tha se për zbatim të këtij ligji duhet të parashihen mjete shtesë nga buxheti.

Комисија за труд и социјална политика - Собрание

Mbledhja e Komisionit kuvendor vazhdoi me debatin rreth pikës së dytë - Propozim ligjin për shtesë rinore, me procedurë të shkurtuar, Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Angelinka Petkova në vërejtje procedurale tha se para fillimit të mbledhjes, grupi i tyre i deputetëve ka parashtruar pes amandamente për Propozimin e Ligjit për shtesë rinore, me procedurë të shkurtuar. Kryetari i Komisionit, Elmi Aziri dha pauzë prej 15 minutave, në mënyrë që të kontrollohet në arkiv se për çka bëhet fjalë.

Silvana Angelevska, deputete e VMRO-DPMNE-së theksoi se në këtë zgjidhje ligjore propozojnë në nenin 1 fjalët mosha prej 23 viteve të zëvendësohet me moshln deri 29 vite dhe në nenin 3 pika 1 numri 23 të zëvendësohet me numrin 29 vite.

Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale nuk dhanë bështetje për Propozimin e Ligjit për shtesën rinore. Kryetari i Komisionit, Aziri informoi se debati i amandamenteve përfundoi rretj Propozimit të Ligjit për shtesën rinore dhe Komisioni ia përcjell Kuvendit për procedurë të mëtutjeshme pas procedurës së shkurtuar. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR