• e enjte, 26 dhjetor 2024

Propozim ligji për amnisti të enjten në seancë parlamentare, për pushtetin gjyqësor me ligjin po bëhet ndërhyrje në gjyqësor

Propozim ligji për amnisti të enjten në seancë parlamentare, për pushtetin gjyqësor me ligjin po bëhet ndërhyrje në gjyqësor

Ohër, 31 tetor 2023 (MIA) - Propozim ligji për amnisti është miratuar në Qeveri dhe është dorëzuar në Kuvend, ndërsa pritet të jetë në rend dite të seancës plenare të enjten, ka konfirmuar zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska.

"E kam thënë shumë herë që ka edhe masa të tjera alternative, që nuk duhet të lirohen me ligjin e amnistisë, kjo mund të jetë edhe lirim me kusht, probacion dhe pastaj mendoj se burgjet do të ulen shumë e shumë më tepër, sepse analizat e Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve kanë treguar se bëhet fjalë për një numër shumë më të vogël të të burgosurve që do të largoheshin nga burgjet me këtë propozim ligj, tha Avramovska sot në Ohër para fillimit të punëtorisë për digjitalizimin e gjyqësorit.

Lidhur me insistimin e kreut të Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e këtij ligji, Avramovska sqaron se Ligji për amnisti është propozuar nga Ministria e Drejtësisë në mënyrë që të mund të zvogëlohet numri i të dënuarve në institucionet ndëshkuese-përmirësuese që aktualisht është mjaft i madh. Më pas, thekson ajo se e vetmja gjë që është komentuar në opinion është se kur të miratohet ai ligj, disa raste që janë me interes publik mund të shkaktojnë pakënaqësi. Paralajmëron se grupi parlamentar i LSDM-së do të paraqesë amendament.

"Nuk është mirë që ata të dënuar të dalin jashtë. Prandaj është diskutuar me grupin tonë parlamentar që mund të propozohet një amendament që do të pengonte daljen, sepse bëhet fjalë për çështje që janë me interes publik, si kur opinioni reagoi "Monstrën", ndërsa nga grupi ynë parlamentar nuk do të lejohet. Pra do të paraqitet një amendament, siç u tha edhe më herët", tha Avramovska.

Sipas kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, me disa nga ndryshimet ligjore të bëra në periudhën e kaluar, në një farë mënyre po bëhet një ndërhyrje në gjyqësor.

Lidhur me atë se a mund të amnistohet gjyqësori për situata të tilla, ai konfirmon se për disa çështje procedura ka zgjatur në mënyrë të papranueshme, por thekson se megjithatë këto janë procedura që kanë të bëjnë me procedura gjyqësore.

Gjyqtari Llazar Nanev, në lidhje me propozim-lgjin për amnisti, vlerëson se nëse ka zbatim të duhur të lirimit me kusht, nuk ka nevojë të miratohet ligji për amnisti.

Propozim-ligji për amnisti pritet të miratohet me procedurë të shkurtuar parlamentare.  Me të pritet që të lirohen plotësisht nga burgu  286 të dënuar dhe të amnistohen pjesërisht 996. Për momentin 2114 persona e vuajnë dënimin me burg, ndërsa 2813 presin të hyjnë në burg. Për ata që presin në radhë për të vuajtur dënimin me burg, Ministria thekson se do të përcaktohet më tej se sa prej tyre do të përfshihen nga amnistia.

Për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i cili është futur në listën e zezë të SHBA-së dhe për të cilin edhe pas katër muajsh nuk ka asnjë zgjidhje në asnjë rast, zëvendësministri i Drejtësisë nuk ka dhënë një koment konkret.

Për kryetarin e Këshillit Gjyqësor çështja me Merkon dhe vjetërimi i çështjeve është pasojë e ndryshimeve në Kodin Penal. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR