• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Propozim- ligjet për arsimin e mesëm dhe profesional kaluan fazën e parë, do të organizohen debate publike

Propozim- ligjet për arsimin e mesëm dhe profesional kaluan fazën e parë, do të organizohen debate publike

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Propozim ligji për arsimin e mesëm dhe profesional kaluan sot në lexim të parë në seancën e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe sport. Ata kanë marrë mbështetje nga të gjithë anëtarët e komisionit amë, ndërsa me iniciativën e deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të organizohen debate publike për të dy propozimet  para se të kalojnë në leximin e dytë.

Ata besojnë se këto janë për ligje serioze dhe për të shmangur nxitimin dhe për të dëgjuar të gjithë palët e interesuara, duhet të ketë një dëgjim publik nga konkluzionet e të cilit do të ndihmojnë në krijimin e amendamenteve për fazën tjetër të miratimit të tyre. Kryetarja e Komisionit, Zhaklina Lazarevska tha se debatet publike do të caktohen ndoshta në fillim të muajit mars për të arritur dy zgjidhjet ligjore që do të votohen para shpërndarjes së Kuvendit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.

Në iniciativën e Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, dy propozim ligjet ishin vendosur në seancën e Qeverisë me 16 janar, ndërsa ministri Jeton Shaqiri pastaj ka bërë thirrje që ato të miratohen sa më shpejtë në interes të përmirësimit të sistemit arsimor në vend dhe ngritjen e cilësisë së procesit arsimor duke pasur parasysh se ligjet aktuale janë të vitit 1995 domethënë nga viti 2007.

Shaqiri sot në seancën e komisionit sqaroi se ligji i ri për arsimin e mesëm do të mundësojë zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive kyçe tek të rinjtë, me fokus të veçantë në ato digjitale, të nevojshme për arsimim të mëtutjeshëm dhe punësim të suksesshëm, për herë të parë prezantohet këshillimi për karrierën, këshilltari dhe koordinatori i karrierës për edukimin praktik, si dhe organizimi dhe pjesëmarrja e studentëve në vendimmarrje.

Në iniciativën e deputetëve të ketë fjalim publik para se të shkojë në fazën e mëtutjeshme, Shaqiri tha se pajtohet me gjithçka që do të kontribuojë pozitivisht për një ligj më të mirë edhe pse të dy ligjet, tha MASH ka punuar me kujdes.

"Më shumë se 15 muaj MASH punon për këto zgjidhje ligjore që i janë dorëzuar deputetëve. Janë ftuar të gjithë drejtorët e shkollave të mesme nga të gjitha komunat, është prezantuar propozimi dhe u dhanë komente për mendimet e tyre. Diskutimi vazhdoi me të gjitha sindikatat, si dhe me Sindikatat e shkollave të mesme, institucionet e arsimit të lartë publik dhe ato që lidhen me këto ligje - Qendra Shtetërore e Provimeve, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Qendra e arsimit profesional. Në ato 15 muaj kemi punuar me të gjithë aktorët, por një kontribut pozitiv është edhe diskutimi publik dhe çdo gjë që këto ligje, pavarësisht se kush i propozon", tha Shaqiri.

Sipas deputetit Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët, testet e matematikës janë të rënda në provimin e maturës shtetërore dhe beson se në provimin përfundimtar duhet të ndryshohet diçka sepse rishkruhet masivisht dhe një mënyrë e tillë e kalimit, tha, është e papranueshme sepse degradon nxënësit.

Deputetja Sanela Shkrijel nga LSDM-ja theksoi se dhe Komisioni Evropian në raportin e tij e lavdëroi zhvillimin e arsimit profesional të cilin më së shpeshti e zgjedhin nxënësit e shkëlqyeshëm domethënë tashmë veç se është tejkaluar paragjykimi se atje regjistrohen nxënësit vetëm me nota të dobëta. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR