• e premte, 06 mars 2026

Pronari i diskotekës "Puls" mbetet në burgun e Kumanovës, nuk kishte ankesa për të punësuarit, por për dyshekun dhe kontrollet e shpeshta

Pronari i diskotekës

 Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Drejtoria e Burgut të Kumanovës e informoi me shkrim Gjykatën se pas një bisede me të akuzuaron e parë Dejan Jovanov, pronar i diskotekës "Puls", ai ka deklaruar se nuk kishte vërejtje ndaj qëndrimit të personave zyrtarë por vetëm për dyshekun në të cilin fle dhe kontrolleve të shpeshta. Kjo u njoftua sot në seancën kryesore për zjarrin në diskotekën "Puls.

 Gjykata informoi se menjëherë pas seancës së fundit kryesore dhe me propozim të mbrojtjes së Jovanovit, avokates Ivana Kocevska, ka kontaktuar me telefon departamentin e paraburgimit në burgun e Kumanovës për të kërkuar që i akuzuari  të transferohet në Burgun Hetimor - Shkup në Shuto Orizare.

Nga burgu, siç u lexua në sallën e gjyqit, pas disa ditëve kanë dorëzuar edhe njoftim me shkrim deri te Gjykata. 

 "Lidhur me informacionet e marra nga mediat se i paraburgosuri po ankohej për sjellje çnjerëzore nga personat zyrtarë në Kumanovë, më 26 shkurt nga ana e ekipit të menaxhimit është kryer bisedë me të njëtjin, gjatë së cilës i akuzuari theksoi se nuk ka probleme me asnjë të punësuar në burg. Kishte vërejtje për dyshekun në të cilin fle dhe kontrollet e shpeshta", thuhet në shkresë.

 Në njoftim shtohet se nëse i paraburgosuri ka nevojë për një dyshek të posaçëm, kjo duhet të mbështetet nga dokumentacioni përkatës mjekësor, dhe kontrollet kryhen rregullisht tek të gjithë të paraburgosurit, veçanërisht pas informacioneve për mundësinë e sendeve të palejueshme në ambientet.

 Avokatja e Jovanovit u përpoq gjithashtu të lexonte dokumentacionin mjekësor, duke theksuar se Jovanovi kishte një ndërhyrje të rëndë kirurgjikale, por gjykatësja e ndërpreu dhe e udhëzoi që ta dorëzonte dokumentacionin në burgun e Kumanovës.

 Paraprakisht, në fillim të seancës kryesore dëgjimore, i akuzuari  Grozdan Millkovski, pronar i objektit  ku ndodhej diskoteka "Puls", kërkoi nga Gjykata ta përjashtojë nga pjesëmarrja, duke u ankuar për shëndet të dobët, sepsë të diagnostikuar në gjoks dhe baktere, për të cilat gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievski tha se ishte në dijeni dhe se ishte në komunikim të përditshëm me mjekët, të cilët, siç tha, e kanë informuar se ishin gjetur baktere, por se nuk ishte shumë serioze.

 Zjarri në diskotekën "Puls" në Koçani shpërtheu natën e 16 marsit të vitit të kaluar, gjatë një shfaqja të grupit DNK. Në tragjedia humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Procesi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie dhe procedurat po zhvillohen kundër më shumë se 30 personave fizikë dhe tre personave juridikë për krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. Prokuroria përfaqësohet nga një ekip prej 15 prokurorësh publikë. Gjykimi vazhdon me paraqitjen e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR