• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pronari i "DokazM" nuk ndjehet fajtor, mbrojtësi i tij pret gjykim të lirë

Pronari i

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Pritjet tona janë se në fund do të arrijmë të fitojmë gjykim të lirë, sepse kjo akuzë do të thotë kthim në një delikt verbal të derës së vogël, deklaroi avokati Kosta Najkov, mbrojtës i të akuzuarit Marjan Stamenkovski, pronar i portalit "DokazM".

Në deklaratë për mediat pas debatit të sotëm, Najkov tha se pa marrë parasysh atë që e ka shkruar Stamenkovski dhe nëse  dikujt i pëlqen ose jo, "këtu bisedojmë për përgjegjësi penale, gjegjësisht nëse ka ose jo kryerje të përgjegjësisë penale, ndërsa ne mendojmë se nuk ka".

Avokati informoi se i akuzuari është shprehur i pafajshëm dhe tha se debati i sotëm  ka vazhduar me  procedurë dëshmuese, marrjen në pyetje të të dëmtuarve.

Në lidhje me debatin e ardhshëm ai tha se do të vazhdojë me nxjerrjen e provave, ndërsa  për lëndën, vazhdim  i kësaj lënde, që e udhëheq prokuroria, avokati u përgjigj se  nuk ka kurrfatë informata.

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot ka vazhduar gjykimi kundër pronarit të portalit "DokazM", Marjan Stamenkovski, i cili akuzohet se përmes portalit që posedon, si mjet për ekzekutim ka kryer disa vepra penale, pasi Seanca e parë e paraparë është shtyrë, sepse mbrojtja e të pandehurit ka kërkuar përjashtimin e të gjithë prokurorëve nga Prokuroria e Shkupit për shkak të mundësisë që të paraqiten si palë të dëmtuara në procedurë. Prokuroria e Lartë Publike e ka refuzuar këtë kërkesë.

Në seancën e kaluar edhe prokurorja publike, Zorica Pavloviq, gjithashtu, i propozoi Gjykatës që publiku të përjashtohet nga  hapja deri në fund të debatit kryesor, sepse, "bëhet fjalë për vepra penale  kundër moralit, ndërsa përjashtimi i publikut është i nevojshëm për shkak të mbrojtjes së jetës private të të dëmtuarit dhe dëshmitarëve". Gjykata e pranoi këtë propozim dhe solli vendim për përjashtimin e publikut.

Pas anulimit të debatit, të dëmtuarit Irena Mulaçka dhe Valentina Vurmo në deklaratë për mediat thanë se presin që drejtësia të jetë e kënaqur. Ndër të dëmtuarit të pranishëm ishin edhe Aleksandra Milçevska, Marina Jovanovska, Blerim Ramadani dhe Robert Petrov.

Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas procedurës paraprake të zbatuar ka ngritur propozim prokurorial kundër Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit "DokazM", i cili akuzohet se përmes ueb portalit në pronësi të tij, si mjet për ekzekutim, ka kryer vepra penale, "përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik", "shantazh", "pirateria e një vepre audiovizuele" dhe "keqpërdorim i të dhënave personale".

Lënda ishte formuar pas veprave penale të dorëzuara kundër të akuzuarit nga disa viktima gjatë vitit 2022 dhe në fillim të vitit 2023, ndërsa në lidhje me përmbajtjet e publikuara në ueb portalin e tij.

Procesin e udhëheq gjykatësja Marija Kletniçka Markovska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja publike Zorica Pavloviq. Gjykimi vazhdon më 14 mars. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR