Promovohet pulla postare "Kedev-14 majat më të larta", Kedev me mesazh për të rinjtë të mos frikësohen dhe asnjëherë të mos dorëzohen
- Pulla postare "Kedev - 14 majat më të larta" në botimin e SHA "Posta"-Shkup, u promovua sot në nder të kardiologut të Maqedonisë, doktor i shkencave mjekësore dhe alpinist dr. Sashko Kedev, i cili në vitin 2025 u bë maqedonasi i parë që u ngjit në të gjitha 14 majat më të larta prej 8.000 metra.
- Post By Sara Ademi
- 16:17, 2 prill, 2026
Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Pulla postare "Kedev - 14 majat më të larta" në botimin e SHA "Posta"-Shkup, u promovua sot në nder të kardiologut të Maqedonisë, doktor i shkencave mjekësore dhe alpinist dr. Sashko Kedev, i cili në vitin 2025 u bë maqedonasi i parë që u ngjit në të gjitha 14 majat më të larta prej 8.000 metra.
Për dr. Kedevin, i cili shprehu mirënjohjen e tij për lëshimin e pullës postare, ngjitja në shtatë majat më të larta në çdo kontinent dhe 14-të majat mbi 8.000 metra në botë konsiderohet për sukses kombëtar, ndërsa jo personal. Mesazhi i tij për të rinjtë është të mos frikohe dhe asnjëherë të mos dorëzohen. Ai thotë askush "nuk duhet të dorëzohet veçanërisht para dhimbjes dhe vuajtjes", të cilët janë stimuli më i madh për vetërealizim dhe gjetje të fytyrës origjinale.
"Unë këtë e përjetoj si sukses kombëtar, jo si sukses personal. Ngjitja në shtatë majat më të larta në çdo kontinet dhe 14-të majat mbi 8.000 metra në botë, ky është sukses kombëtar. Ky është projekti Maqedonia në të gjitha këto perspektiva. Shpresoj se do të jetë një frymëzim për të gjithë ata që janë në një udhëtim në këtë drejtim, sepse ne ende po përballemi me sfidën e vërtetimit të identitetit tonë kombëtar dhe ruajtjes së identitetit tonë kombëtar, gjë që është një gjë shumë e rëndësishme", tha dr. Kedev në promovim.

Drejtori i Operacioneve Postare dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve, Bojan Keremesteski, theksoi se sukseset nuk vijnë rastësisht dhe janë rezultat i përkushtimit dhe këmbënguljes, i një shtytjeje për të bërë të pamundurën, për të ngritur flamurin e Maqedonisë në majë.
"Ai shtoi se me shtypjen e kësaj pulle postare do të kontribuojnë për përforcimin e frymës sportive dhe promovimin e alpinizmit të Maqedonisë. "Edhe pse jetojmë në epokën e komunikimeve digjitale, fjala e shkruar ka gjithmonë më shumë në vete. Dërgoni letra dhe kartolina me pullën postare "Kedev 14-të majat më të larta", tha Keremesteski.
Autore e pullës postare është Sara Mançevska. U botua në një tirazh prej 6.000 mostrave me vlerë nominale prej 36 denarësh.
Në korrik të vitit të kaluar Sashko Kedev u bë maqedonasi i parë dhe i vetmi në rajonin më të gjerë, i cili u ngjit në të gjitha 14 majat botërore më të larta se 8.000 metra, pasi pushtoi me sukses Gasherbrum I (8.080 metra) në Pakistan.
Me këtë arritje të jashtëzakonshme, si dhe me pushtimin e mëparshëm të majave më të larta në shtatë kontinentet, Kedev është bërë një nga elitat e alpinizmit në botë. Për arritjet e tij të jashtëzakonshme në mjekësi dhe alpinizëm, ai është gjithashtu fitues i dekoratës së lartë shtetërore, Urdhrit të "8 Shtatorit". sa/
Foto/Video: MIA