• e enjte, 26 dhjetor 2024

Promovohet libri "30+ Gratë mund ta bëjnë këtë" kushtuar punës së OJQ-ve të grave

Promovohet libri

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Në Kuvend sot u promovua libri "30+ Gratë mund ta bëjnë këtë" kushtuar punës së OJQ-ve të grave pas pavarësisë së vendit nga autoret prof.dr.Slobodanka Markoska, prof. dr. Vera Stojçevska-Antiq dhe gazetarja Valentina Gjorgjioska.

Në faqet e librit janë vendosur dëshmitë, kronologjia, emrat e organizatave të qytetit. Në këtë libër bëhet fjalë për fillimet e aktivisteve që ndryshojnë të kaluarën.

"Ata ishin një frymë në çdo segment të ri. Më 28 shkurt, 28 gra në vitin 1991 totalisht natyrshëm, pa frikë nga e panjohura u kapën me problemet, me iniciativat, ligje, duke ndjekur shtysën e shoqërisë, u ndërgjegjësuan për veten e tyre, por edhe për thirrjen e organizatave se vetëm një bashkim i fuqishëm organizatash forcon rëndësinë e gruas. Dhe imagjinoni këtu në Parlament në fillim ishin vetëm katër, ndërsa sot përqindja është 47. Kjo ishte një kohë e lëvizjeve sindikaliste dhe punëtore, e organizatave sindikaliste dhe punëtore me mijëra punonjës dhe asnjë ose të paktën një grua në presidencë. Kjo është arsyeja pse ata thanë zëshëm 'duhet më shumë gra'. Të nis misioni. Të jesh pjesë e konventave, ndihmra të aksioneve humanitare... për të ndryshuar gjërat. Pikërisht në këto faqe të librit janë dëshmitë, kronologjia, emrat e organizatave të qytetit. Ky është një libër që nuk duhet lexuar vetëm një herë. Ky është një libër shkollor për lidershipin, aftësitë negociuese, sipërmarrjen, institucionin universal për shumë segmente të rëndësishme të jetës", theksoi për librin moderatorja Eli Tanaskova. 

Savka Todorovska, kryetare e Unionit nacional për barazi gjinore theksoi se të gjitha ne gratë kemi hapur rrugën për krijimin e një shoqërie në të cilën çdo grua do të jetë në gjendje të përparojë dhe një të ardhme në të cilën të drejtat e çdo gruaje jo vetëm që do të njihen, por edhe do të festohen.

"Dhjetë herë është rritur numri i grave në legjislativ, të përzgjedhura në nivel lokal dhe kombëtar. Në sektorin e biznesit, në shkencë, morën subvencione të shumta për gratë nga zonat rurale. Për herë të dytë kemi një kryetare komune në kryeqytetin e shtetit. Kemi një guvernatore femër të Bankës Popullore. Kemi kryetare të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit Gjyqësor", tha Torodovska.

 

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, theksoi se roli i organizatave joqeveritare është i një rëndësie të madhe në zhvillimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi, duke dhënë shembull se çfarë nënkupton qasja strategjike afatgjate e cila jep rezultate konkrete dhe krijon terrenin për ndryshime reale në të gjitha sferat e jetës shoqërore dhe politike.

Në këtë aktivitet u shfaq një video "KNGM 30 + Gratë mund ta bëjnë këtë" mbështetur nga Fondacioni Fridrih Ebert. qa/

Foto: Kuvendi i RMV-së/printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR