• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Promovimi i videos "Ta ndërpresim ciklin e dhunës ndaj moshatarëve!"

Promovimi i videos

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Avokati i popullit dhe projekti "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit" i financuar nga Bashkimi Evropian, do ta promovojnë videon "Ta ndërpresim ciklin e dhunës ndaj moshatarëve!", i cili do të shënojë fillimin e fushatës për ngritjen e vetëdijes për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna e bashkëmoshatarëve.

Siç informojnë organizatorët, fjalime në ngjarje do të kenë Vaska Bajramovska-Mustafa, këshilltare shtetërore në zyrën e Avokatit të Popullit dhe Barbara Ligël, udhëheqëse e komponentit 4 të projektit "Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit".

Projekti "Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit" ka për qëllim përforcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Projekti është disenjuar për t'i mbështetur institucionet relevante të cilat punojnë në fushën e drejtësisë, krimit të organizuar, luftës kundër korrupsionit dhe promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave bazë të njeriut për përmirësimin e kapaciteteve, efektivitetit dhe ndikimit të tyre. 

Projekti financohet plotësisht nga Bashkimi Evropian, ndërsa  implementohet nga Ludvig Bolcman Geselshaft - Instituti për të drejtat themelore dhe të njeriut (LBI-GMR), Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Sllovenisë (MPB), Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e Republikës së Kroacisë (MPJA) dhe Qendra për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (CILC). Kohëzgjatja e projektit është 42 muaj, me një buxhet prej 10,25 milionë euro. Më shumë detaje për projektin: rolaw.mk. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR