• e diel, 24 nëntor 2024

Promovimi i videos, broshurës dhe posterit për sjelljen e mirë me fëmijët me aftësi të kufizuara

Promovimi i videos, broshurës dhe posterit për sjelljen e mirë me fëmijët me aftësi të kufizuara

Shkup, 17 qershor 2023 (MIA) - Organizata qytetare "Përkos" sot do të mbajë promovimin e projektit të tyre të ri, i cili përmban paketë në tre formate - video, broshurë dhe poster, për sjellje të mirë me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Organizatorët informojnë se pakoja përbëhet nga një video 10-minutëshe, në të cilën përmes rrëfimeve të Bistra Popovskës, Eva Smilevskës dhe Jane Velkovskit, të plotësuara me ilustrimet e Ivana Markoska Dokoska, shikuesi këshillohet në mënyrë të mprehtë dhe grafike se si të sillen në situata të zakonshme.

"Në broshurë dhe poster, ne kemi sistemuar dhjetë këshillat praktike në mënyrë koncize për t'ju ndihmuar dhe inkurajuar se si të takoni njerëz të ndryshëm të çdo moshe dhe të komunikoni më lehtë me ata që janë të ndryshëm nga ju. Pas leximit të tyre, ndoshta të gjithë do të pajtohemi se nëse i zbatojmë atmosfera do të jetë pozitive dhe e këndshme", thonë nga  “Përkos”. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR